E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fundjavë me ambasadorët

Vizita në Theth

Presidenti i republikës, Bamir Topi së bashku me ambasadorë të akredituar në Tiranë dhe pushtetarë të qeverisë vendore dhe ministry I Turizmit, Ferdinand Xhaferri do të jenë të pranishëm në Theth gjatë fundjavës. Aktiviteti i iniciuar nga ambasada gjermane dhe GTZ do të zhvillojnë të premten një forum për zhvillimin e kësaj zone. Numri i turistëve në Theth nga viti në vit është rritur nga disa qindra në vitet 2006 në rreth 7500 turistë në vitin 2009. Po kështu të ardhurat nga turistët vlerësohen në më shume se 150.000 euro në një sezon, që gjithsesi janë 7-8 herë më të mëdha se sa të ardhurat financiare që komuniteti i Thethi-t merr nga financimet shtetërore.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›