E Diel, 1 Nëntor 2026

Aushvic, memorial edhe nga Shqipëria

Meta vendos pllakatën

Kampi i dikurshëm i përqëndrimit në Aushvic, do të ketë që nga dje një “pllakatë memoriali” edhe nga Shqipëria. Gjatë vizitës së tij në Poloni, me rastin e Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit të Demokracive, i cili u zhvillua në Krakov të Polonisë në datat 2-4 Korrik, Zv. Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë nderimi në Kampin e Përqëndrimit të Aushvicit, ku edhe ka vendosur pllakatin në fjalë. Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jashtme, si vizita ashtu edhe vendosja e përkujtimores shprehin nderimin për viktimat, por edhe solidaritetin e popullit shqiptar me të gjithë viktimat e tragjedisë së Holokaustit. Meta ka nënvizuar me sakrificat dhe kontributin e madh të shqiptarëve në luftën kundër nazizmit për të cilat ai është shprehur se ndihet krenar. Në përmbyllje ministri i Jashtëm sigloi mesazhin e tij në librin e përkujtimit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›