PS: Djali i Berishës 200 mijë euro në vit, të jepet llogari

Natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, duke shtuar më tej se nga ana tjetër, kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për ti bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre
Tiranë, 6 Korrik 2010 NOA Partia Socialiste e konsideroi sot si marramendëse shumën prej 200 mijë eurosh që Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit ka deklaruar si të ardhur personale gjatë vitit 2009 në procesin shtetëror të deklarimit të pasurive.
Nënkryetari i Grupit të PS, Saimir Tahiri, doli sot para medieve posaçërisht për këtë argument dhe tha se është për tu vënë re se në një kohë kur Shqipëria gjunjëzohet nga kriza ekonomike, kur shqiptarët varfërohen përditë e më shumë, të papunë e pamundësi për të përballuar shtrenjtimin e jetesës, në një kohë kur sipërmarrjet private falimentojnë ose zhyten në borxhe, të vetmit individë që pasurohen janë ministrat dhe qeveritarët, të vetmet biznese që fitojnë miliona euro janë ato të lidhura me kryeministrin, ministrat dhe qeveritarët.
Gjithsesi Tahiri pohoi se natyrisht, ne kemi respekt për të gjithë ata individë, të lidhur ose jo me kryeministrin, të cilët kanë sens të spikatur biznesi aq sa të fitojnë mijëra e miliona euro edhe në kohë krize, përfshirë këtu edhe djalin e tij, i cili vetëm gjatë këtij viti ka fituar 200.000 euro, duke shtuar më tej se nga ana tjetër, kemi edhe të drejtën të kërkojmë sqarim të detajuar për ti bërë publikut të qartë se kush na qeveris, po ashtu sa e si i fitojnë paratë e tyre.
Tahiri citoi se kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, deklaroi me përgjegjësi të plotë se vitin e kaluar mafia, krimi organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve, dhe se po këta qeveritarë, sot vazhdojnë ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit e tyre, mafia, krimi i organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja.
Për këtë çështje ka marrë dijeni Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, por asnjëri nga këta të dy, ende sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre qeveritarëve e politikanëve që i emëron e i përdor mafia, krimi i organizuar dhe agjenturat e huaja, - tha Tahiri.
Ndoshta për këtë arsye, thelat e 20%shit të koalicionit qeveritar po katandisen dita ditës në trafikant droge e lloj lloj kriminelësh që po të mos ishte për policitë e vendeve të huaja, sot do ishin ende në detyrë në ministrira e drejtoria, - komentoi opozitari.
Në këtë pikë, Partia Socialiste kërkon që të bëhen publikë e të merren masa ndaj të gjithë atyre qeveritarëve që janë identifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si të lidhur me mafien, krimin e organizuar dhe shërbimet sekrete të huaja siç kërkojmë menjëherë detajimin e plotë dhe sqarimin e deklaratave të pasurisë për të gjithë ata, të lidhur ose jo me kryeministrin, që në këtë vit krize kanë fituar miliona euro.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")