Nje dite mes luleve dhe trendafilave te Tiranes
Sonila Isaku
Nje rruge e gjere, ku anash te shoqerojne peme shtatlarta me lule eremire, te duket sikur do te te coje nje ndonje keshtjelle apo ndertese luksoze. Por, pak me tutje shikon cifte te cilet jane ne diten e tyre me te bukur, pikerisht ate te marteses. Atehere, mendon se ketu vertet qenka nje vend perrallor, me lule, trendafila, peme etj,
Dasmat
Nje fustan i bardhe veshur, dhe nje zoteri me kostum qe te shoqeron ne ate rruge te madhe te mbuluara nga te dyja anet me palma te medha eshte nje vend ideal per tu martuar. Duket sikur mendimet e tua behen realitet, sapo hedh syte me lart kur shikon nje cift te sapo martuarsiht te cilet pozojne pafundesisht ne kete zone e cila njihet si me e bukura ne Tirane. Pak me tutje shikon nje tjeter fustan te bardhe, me pas edhe nje tjeter, edhe nje tjeter dhe mendon: Ua sa shume po martohen sot, po pse pikerisht ketu?
Eshte pikerisht Kopshti Botanik ne te cilin humbet nga zhurma dhe smogu i metropolit, por edhe i vetmi vend ku te sapomartuarit perdorin per te bere ato fotot artistike te cilat do te mbeten kujtim per gjithe jeten. Aty te duket, sikur je ne nje tjeter vend, zogj qe cicerojne, peme qe feshferijne si dhe nje freski ne keto dite te nxehta vere.
Vizitoret
Ky eshte vendi me i dashur per te moshuarit, te rinjte, ndersa per ditet e fundjavave ai eshte per te sapomartuarit. Keta te fundit pozojne, filmojne duke vendosur ne albumet e tyre fotot te cilat i perkasin, me te bukurave. Dhe pikerisht, ne keto dite fundjave jane te pakte ata vizitore te zakonshem duke ua lene vendin atyre qe perjetojne kete dite te mrekullueshme. Ndersa ne ditet e zakonshme kjo zone gumezhin nga femije apo te moshuar te cilet jane banore te zones. “Sot ne fundjave vizitoret jane dasmoret te cilet e zgjedhin kete vend per filmime dhe fotografi. Kurse gjate dites se javes jane pensionistet dhe femijet te cilet kalojne kohen ne kete mjedis te gjelberuar” ka pohuar per gazeten, portieri i Kopshtit Botanik. Sipas tij, te gjithe vizitoret jane te detyruar te paguajne per te hyre ne keto ambiente, ndersa cmimi i biletes eshte i ndryshem per kategori te ndryshme.
Pamja
Ndersa mbetet ne nje nga vendet me te bukura ne Tirane, perseri syri te kap disa gjera te parealizuara. Dy apo tre shatervane, tashme nuk funksionojne. Po keshtu edhe parcela e cila njihet si zona e trendafilave tashme eshte zevendesuar me bar, kurse trendafilat qe rriten aty jane te eger dhe jo me ne parcelen ku kane qene me pare. Po keshtu edhe parcela e cila kishte mbi 200 lloje te ndryshme te barerave tanime ka shume pak prej tyre, duke krijuar vetem disa brezare te vogla. Ne fund te rruges hyrese te mbuluar nga palmat, nje rezervuar i vogel te ngjan me Liqenet e Lures, pasi e kane mbuluar lule dhe tulipane. Por, ne te vertete funksioni i tij ka qene per te rritur peshq te kuq. “Tashme nuk ka me peshq, edhe uji aty eshte duke shteruar, mbushet vetem me shirat. Ne kohen e veres edhe nje pjese e kesaj bimesie thahet pasi kerkon me shume lageshtire” pohojne punonjesit e Kopshtit Botanik. Keta te fundit te thone se dikur ketu ka qene nje bimesi, lule, peme edhe bukuri qe rralle mund ta gjesh ne nje vend tjeter. Kurse sot, bimesia nderrohet sipas sezoneve. Gjate vitit mbillen dy lloje te luleve pikerisht ato qe rezistojne dhe rriten ne vere dhe ato qe rezistojne dhe rriten ne dimer.
Liqeni
Nder pjeset me te bukura te ketij parku bimor eshte edhe liqeni i cili per vite e vite ka rritur peshq te kuq. Punonjesit te thone se keto specie u zhduken ne momentin kur filluan ndertimet dhe u prish kanali i cili furnizonte rezervuarin me uje
Vizita, pensionistet dhe nxenesit me te privilegjuar per ta vizituar
Gjithsecili ka deshire te vizitoje dhe te shohe bimesine e Kopshtit Botanik eshte i detyruar te prese nje bilete kundrejt pageses. Por kjo nuk eshte e njejte per te gjithe, por ne baze te vizites qe do te kryesh. Keshtu nje pensionist apo nxenesit e shkollave dhe studentet duhet te paguajne vetem 30 leke per te pare bimesine e kesaj zone. Kurse, te punesuarit apo personat e tjere paguajne 50 leke. Evenimentet e ndryshme si dasmat, gezime te tjera familjare jane te detyruar te paguajne 1500 leke. Ndersa persa u perket televizioneve per realizimin e dokumentareve, emisioni apo ndonje lajmi te thjeshte, Televizioni Publik Shqiptar duhet te paguaje 3 mije lek te reja, kurse televizionet private 5 mije lek. Ndersa familjet te cilet kerkojne te kalojne disa momente aty por te kryejne filmime jane te detyruar te paguajne deri ne 1 mije lek. Sipas punonjesve te ketij kopshti keto te ardhura mblidhen dhe shkojne per blerjen e pajisjeve te domosdoshme. “Me se fundi me te ardhurat qe u mblodhen nga vizitoret u ble nje makine bari e re, pasi e para pesoi nje defekt. Po keshtu edhe mirembajtja e serave, apo edhe nevojat e tjera qe ka kopshti me keto para arrijne qe te realizohen” pohojne punonjesit. Ndersa per pagesat e tjera eshte Fakulteti i Shkencave te Natyres ai qe pergjigjet duke nisur nga pagat e punonjesve deri ne investimet e tjera qe duhen per kete zone te rendesishme te Tiranes.
Ashtu sikurse edhe ne autobus, e njejta skeme funksionon edhe per hyrjet dhe pajisjet me bileta ne ambientet e Kopshtit Botanik. Keshtu ne hyrje pajisesh me te, dhe duhet ta ruash deri ne fund te shetitjes pasi ne rast te kundert gjobitesh me 10 fishin e saj
Reduktohet numri i punonjesve qe kujdesen per bimet
Me kalimin e viteve, per shkak te mungeses se fondeve por edhe te pakesimit te bimesise edhe numri i punonjesve te cilet kujdesen per bimesine e te 15 hektareve. Sipas punonjesve te cilet kane fatin te jene ende ne pune, dikur ketu kane punuar rrth 30 punonjes kurse sot mjaftojne gishtat e duarve per ti numeruar. Dhe kjo per shkak te pakesimit te bimesise dhe luleve qe rriten ne te. Nder vite ky park eshte konsideruar si nje park i thjeshte urban e periferik dhe si i tille gjithnje i varfer ne investime, gjithnje i manget ne ambiente, ne hapesira administrative, laboratore, herbariume, sera, mediateke, salla leksionesh, te parashikuara ne projektplanin arkitekturor, qe kurre nuk u realizuan. Ne historine e tij shumevjecare, kjo hapesire e lire e pandertuar e periferise se qytetit ka perjetuar momente kercenimi, gjymtimi, copetimi
dhe eliminimi. Sot, Kopshti Botanik mbetet nje pasuri kombetare dhe si e vetmja qender
qe studion konservimin e biodiversitetit te flores ne Shqiperi. Ndersa ndikon ne baza shkencore, ne cilesine e mjedisit shqiptar, qe sot ne shkencat moderne, permiresimi
i mjediseve eshte nje nga kerkesat thelbesore per zhvillimin ekonomik te nje vendi.
15 Hektare Toke eshte zona ne te cilen shtrihet Kopshti Botanik. Sot kjo eshte nje nga zotnat me te preferuara per ndertuesit ku cmimet e apartamenteve jane ne shifra marramendese. Shume here eshte nisur gjymtimi i ketij kopshti por deri me sot ka mundur te rezistoje