E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja, aventure mes debores

Kapshtice- Pamundesia per te emigruar me dokumente te rregullta nepermjet pikes kufitare te Kapshtices per pak sa nuk i ka rrezikuar jeten 7 klandestineve, mes te cileve dy gra dhe dy femije. Kane zgjatur gati 20 ore kerkimet ne debore e mjegull nga policite kufitare te Greqise dhe Shqiperise per gjetjen e te humburve qe kerkuan ndihme nepermjet thirrjeve telefonike. Mbreme rreth ores 18:00 eshte raportuar nga policia e Kosturit gjetja e tyre se bashku me 12 klandestine te tjere qe tentonin Greqine ne rruge ilegale per mungese dokumentacionesh. Burime zyrtare te doganes se Kapshtices thane mbreme per gazeten "KJ" se grupi i emigranteve nga Shkodra eshte konstatuar ne zonen e Kristalopigise dhe pritet riatdhesimi i tyre brenda 24 oreve te ardhshme. Komandanti i pikes kufitare, Dritan Shema konfirmoi lajmin dhe beri me dije se kishte kontaktuar me Perparim Calen, nga Shkodra, i cili udhetonte se bashku me te afermit e tij, mes te cileve dy gra dhe dy femije te familjeve Zeka e Verri. Gjendja shendetesore e 17 emigranteve te kapur mesohet se eshte e mire.

Ngjarja

Shtate pjesetare te nje familjeje nga Shkodra, kane nisur rrugetimin ilegal rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem duke kaluar ne kufirin shqiptaro-grek zona e Devollit. Megjithese kane pasur dijeni se trashesia e bores shkonte deri ne gjysme metri, serish grupi prej 7 emigrantesh kane kaluar brezin kufitar me destinacion Greqine. Kane qene dy burra, tre gra dhe dy femije, qe kane pershkuar piramiden 40/42, ne afersi te fshatit Poncare. Pasi kane bere disa ore rruge me kembe, rreth ores 17:00, nuk kane mundur te vazhdojne rrugen me tej per shkak te trashesise se madhe te debores dhe mjegulles se dendur. Nje prej pjesetareve te familjes Cale nga fshati Golem i Shkodres, ka pasur me vete nje celular me numer grek. Fillimisht ka njoftuar te afermit e tij ne Greqi dhe me pas policine greke e shqiptare. Drejtues te policise kufitare ne Korce bene te ditur se rreth ores 17:00 jane njoftuar per rastin e bllokimit te ketyre personave dhe menjehere eshte marre kontakti me policine e shtetit fqinj.

Gjetja

Megjithe motin e keq operacioni i kerkim-shpetimit ka vijuar pergjate brezit kufitar. Ne pjesen shqiptare nuk jane gjetur gjurme te grupit te humbur. Komandanti i Kufirit, Edmond Cela, beri te ditur se pala greke kishte mendimin qe te niste kerkimet nga ajeri me nje helikopter te forcave te armatosura, por per shkak te mjegulles hoqen dore, duke filluar edhe ata operacionin e kerkim-shpetimit nga toka. Pas nje ore e gjysme kerkimesh, policia greke njoftoi se i kishte gjetur klandestinet.

Policia: Emigrantet jane mire, pritet deportimi

Sipas informacioneve te mberritura nga policia e shtetit fqinj, te shtate klandestinet ndodhen ne gjendje te mire shendetesore. Ata gjenden te shoqeruar ne ambientet e policise greke te Kosturit dhe diten e sotme do u pergatiten dokumentet e deportimit ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices per t'i riatdhesuar, se bashku me 12 emigrante te tjere te paligjshem te kapur nga policia greke.

Te humburit

Perparim Cale, 40-vjec

Marjeta Zeka, 23-vjece me vajzen 1-vjece

Valentina Verri, 34-vjece, me vajzen 2-vjece

Dy burra te tjere te familjes Zeka e Verri

Kryepolicet e kufirit: "Vendndodhja u gjet me perafersi'

Drejtori i Policise kufitare Edmond Cela, beri te ditur se ka qene komandanti i policise se Kapshtices qe ka marre kontaktet e para me policine greke dhe ka komunikuar direkt me nje prej personave te bllokuar. Dritan Shema, kreu i pikes kufitare, sqaroi se kishte biseduar me Perparim Calen, i cili e ka vene ne dijeni se se bashku me te motren, vajzen e saj dhe kater pjesetare te familjes, kishte mbetur i bllokuar nga mjegulla dhe bora. Duke biseduar ne telefon eshte arritur te gjendet pika e perafert e vendit ku ndodheshin dhe klandestinet, ndersa operacioni ka zgjatur rreth 2 ore ne zonen e Kosturit. Ne mengjes grupi kishte kaluar shume prane pikes kufitare, ndersa kushtet atmosferike nuk kane qene te mira. Cela shpjegoi se hetimet po kryhen te perbashketa mes dy policive per "kalim te paligjshem te kufirit" dhe pritet depertimi i 17 klandestineve nga policia greke.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›