E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria të sigurojë asistencë financiare për të prekurit

TIRANë- Partia Socialiste ripërsëriti edhe njëherë apelin e saj ndaj qeverisë për asistencë të menjëhershme financiare për familjet e përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Përmes një deklarate për mediat, deputeja socialiste, Ermonela Feraj tha sot se "qeveria duhet t’i japë asistencë financiare të menjëhershme, me lekë në dorë, qindarkë për qindarkë, çdo familjeje që jeton në zonën e përmbytur". "Përmbytja që la mijëra familje pa shtëpi, nuk erdhi si rezultat i ngrohjes globale, por erdhi si rezultat i rënies së shtetit dhe i moszbatimit të asaj rregulloreje që përcakton qartë kuotën limit të nivelit të ujit në digat e hidrocentraleve" theksoi Felaj. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›