PS Qeverisja e Berishes e deshtuar

Partia Socialiste akuzoi të mërkurën Kryeministrin, Sali Berisha se ka
dështuar në qeverisje, në përmbushjen e kërkesave të BE-së apo me
zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Në një deklaratë për media, deputeti i PS-së, Blendi Klosi tha se Shqipëria rrezikon për herë të tretë procesin e integrimi, pikërisht për mospërmbushjen e këtyre kritereve.
Klosi akuzoi kryeministrin se nuk është i interesuar për pavarësinë e gjyqësorit, pasi i intereson një sistem i gunjëzuar përpara familjes dhe pushtetit të tij.
“Saliu shpif për kufizimin e imunitetit teksa refuzoi në mënyrë të hapur të votonte projektligjin e dakordësuar nga njëra anë, dhe paketën Debati mbi imunitetinPD-PS, luftë verbale për imunitetin PD: PS po mbron pasuritë e Sadri AbazitPD: PS bllokon referendumin e garancive për pavarësinë e drejtësisë nga ana tjetër.
Dështoi sepse qëllimi i tij është i qartë: Sali Berisha nuk do një drejtësi të pavarur në shërbim të shqiptarëve, por një sistem drejtësie të gjunjëzuar përpara pushtetit të tij dhe në shërbim të familjes së tij. Sali Berisha nuk e njeh konceptin e pavarësisë së institucioneve. Njësoj siç vendosi një ushtar e shërbëtor në karrigen e Presidentit të Republikës, njësoj po vepron edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e njësoj së fundmi veproi edhe me Shërbimin Informativ kur pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë. Bëri zgjedhjen e gabuar për të vendosur nën kontroll edhe shërbimet sekrete, njësoj si në vitin 97”, tha Klosi.
Ndërkohë zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi, në një konferencë për mediat u shpreh se Partia Socialiste po bën një fushatë kundër heqjes së imunitetit.
“PS bllokoi për herë të tretë shansin e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat. Heqja e imunitetit është jetike për të ardhmen europiane të vendit. Shqiptarët do të kenë shansin të shembin murin e imunitetit”, tha zëdhënësja.