BE: Përmbyllni sa më shpejt reformën zgjedhore

Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, u shpreh se koha po ecën me shpejtësi dhe reforma është komponenti kryesor i marrëveshjes së nëntorit.
“Data 24 nuk ka mbaruar ende. Sidoqoftë koha po ecën me shpejtësi, reforma është komponent kryesor i marrëveshjes së nëntorit dhe zbatimi është element i rëndësishëm për konsolidimin e dialogut. Në këtë kontekst dhe në këtë frymë kemi inkurajuar Shqipërinë dhe liderët politikë për të përmbushur ato pak çështje që Shqipëria duhet të përmbushë. Nuk duhet të humbasë më shumë kohë, sepse ka ende punë për të bërë, për të përmbushur 12 kriteret përpara opinionit të komisionit evropian”, tha zëdhënësi Peter Stano.
Ai tha se Komisioni Evropian nuk ka vënë afate, por është me rëndësi përmbyllja sa më shpejt e reformës zgjedhore. “Komisioneri nuk foli për afate. Ne i jemi referuar kësaj date si një datë e rëndësishme për përmbylljen e reformës elektorale. Marrëveshja e nëntorit duhet të plotësohet para procedurës së presidentit. Është sot, por 24 maji nuk ka përfunduar ende. Gjithsesi nuk ka kohë për të humbur. Koha po fluturon. Reforma elektorale është një element kyç i marrëveshjes së nëntorit. Ne e kemi bërë të qartë se zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes së nëntorit është një element i rëndësishëm për dialogun politik në vend”, u shpreh Stano.
“Reforma zgjedhore është boshti themelor i marrëveshjes politike të nëntorit të vitit kaluar. Edhe ne e kemi theksuar shumë herë se marrëveshja politike e nëntorit duhet zbatuar plotësisht. Sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me përmbushjen e kritereve nga Shqipëria. Ne kemi nxitur dhe inkurajojmë Shqipërinë dhe udhëheqësit e saj politikë për të plotësuar këtë dosje sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne mendojmë se Shqipëria nuk duhet të humbasë më kohë, sepse koha nuk është e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha ndryshimet që nuk janë realizuar ende në kodin zgjedhor. Duhen përmbushur 12 prioritetet e përcaktuara që do të jenë kryesore për të bërë vlerësimin e performancës së Shqipërisë, si dhe për t'i dhënë asaj mundësinë të ecë drejt pranimit", shtoi ai. /Start/
2012-05-24 16:37