E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kodrën e Kuqe ishim katër, jo tre sa thotë Enveri

Dëshmia e Muharrem Llanajt, i mbijetuari i betejës së 7 tetorit 1942

“Vojo Kushi, Sadik Straveleci e Xhoxhi Martinit u vranë, unë mbeta në rrënojat e shtëpisë ku luftuam 6 orë në rrethim”

“Shtëpia në Kodrën e Kuqe u rrethua nga fashistët disa minuta pasi ishte larguar Enveri. Sulmin e ndieu e para e zonja e shtëpisë, Ije Farka dhe dha kushtrimin menjëherë.  U çuam rrufeshëm. Morëm armatimin dhe dolëm nga pjesa e pasme e shtëpisë. Në krye na printe Haxhiu, djali i saj 16-vjeçar. Fashistët na diktuan e na u qepën këmba-këmbës. U përleshëm dhëmbë për dhëmbë me ta. Plotë gjashtë orë. Ne katër, ata 300 të armatosur deri në fyt. I pari u vra Sadiku. I dyti mbeti Xhoxhi. I fundit Vojua që u hodh mbi tank. Unë rashë pa ndjenja, por fati e deshi të mbijetoja Muharrem Llanaj, i mbijetuari i Kodrës së Kuqe, e ka vendosur këtë përmbledhje në faqen e parë të fletores së kujtimeve për t’i dhënë ngjarjes një profil sa më të sintetizuar.

Faqe pas faqe pastaj shpalos me detaje atë çka parë e përjetuar çast pas çasti në betejën e 7 tetorit 1942, ku është ndarë tragjikisht nga shokët dhe ka mbetur i gjymtuar poshtë gërmadhave të shtëpisë së rrënuar nga tanket. Kujtimet e tij janë e vetmja dëshmi autentike e asaj që hyri në histori si epopeja e Kodrës së Kuqe.

(Artikullin e plote dhe rrefimin per ngjarjen e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›