Fluks turistësh të huaj në vend, policia shton masat e sigurisë
Tiranë- Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm këtë vit edhe numrin e shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, pasi sipas Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit kanë vizituar Shqipërinë 1.775.808 persona.
Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e policisë, Kljeda Plangarica ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e turistëve.
Ndërsa ka theksuar se po punohet edhe për të bashkëpunuar me shtetet fqinje për të krijuar lehtësira edhe gjatë kalimit në dogana duke rritur numrin e sporteleve.
Sipas saj ajo që bi në sy gjatë këtij viti është se vendi ynë është vizituar nga më shumë se 1 milionë shtetas të huaj, të cilët zakonisht preferojnë më tepër zonat malore. Turistët që frekuentojnë Shqipërinë janë kryesisht nga Gjermani, Maqedonia, Zvicra, Suedia, Polonia madje edhe nga Franca.
Plangarica ka thënë se për shkak të automjeteve të shumta që kënë hyrë në territorin shqiptar janë marrë një sërë masash edhe nga policia rrugore, pasi numri i efektivëve në akset kryesore është dyfishuar. Ndërkohë vetëm javën që lamë pas në vendin tonë kanë hyrë mbi 1700 automjete.
/IDEA/