E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Referendumi nuk realizohet dot

"Berisha harron se të çosh një çështje per referendum, kur behet fjale per ndryshime kushtetuese, duhet te vendose kuvendi, me 2/3 e votave te te gjithe anetareve".

Me kete fjali te cituar nga neni 177 i kushtetutes, Partia Socialiste ka interpretuar pamundesine, sipas saj, qe nisma e kryeministrit Berisha per heqjen e imuniteteve te behet nepermjet referendumit te pergjithshem. Ne interpretimin e Partise Socialiste, qe i referohet edhe ligjit perkates, nje referendum kushtetues mund te kaloje vetem nese per kete ekziston vullneti i 2/3-tave te deputeteve.

"Nese Berisha vazhdon te kembengule se nuk ka nevoje per reforme ne drejtesi dhe per pavaresi te ReferendumiPS: Berishës nuk i intereson integrimi FRD fajëson PD-në dhe PS-nëPS: Po referendumit për 4 çështje sistemit gjyqesor, nese nuk eshte gati per kufizimin e imunitetit dhe reformen ne drejtesi, atehere le te vendosim ne Kuvend me vote per te shkuar ne referendum popullor. Dhe per drejtesine te vendose vota popullore.
Ky eshte nje rast i shkelqyer ne syte e qytetareve edhe per ndryshime te tjera qe Berisha nuk do qe t'i debatoje. Eshte per president te zgjedhur nga populli apo per president te votuar nga partia ne pushtet, per nje prokuror te zgjedhur me shumicen e cilesuar te Kuvendit apo per nje prokuror te partise ne pushtet, për gjykates te zgjedhur me 3/5 apo te imponuar nga partia. Le ta pyesim popullin dhe te shohim si do te pergjigjet per keto çeshtje", tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›