E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhduket burri rruges per ne pune

E diela që lamë pas duhet të ishte një ditë e zakonshme për 47-vjeçarin Anton Prendi, baba i tre fëmijëve. Në orën 6.30 të mëngjesit ai mori biçikleten dhe u nis drejt fabrikes së tullave në Fushë-Krujë, ku punonte si punëtor i thjeshtë.

Që prej atij momenti, askush nuk di asgje per fatin e tij, nese eshte gjallë apo e kanë vrarë. Familjarët kanë hapur dyert e shtëpisë siç e do zakoni, por jo per mort. Te gjithe presin nese diku ne Fushë-Krujë do të gjendet ndonjë gjurmë e tij. Bashkëshortja Bardha Prendi tregon per Top Channel se 47-vjeçari nuk kishte asnje konflikt dhe se vite me pare ai ka qene efektiv policie

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›