E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon Veriu i Kosoves i brishte

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, mbi zhvillimet në Kosovë flet për ndalimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit të ndihmuar nga BE-ja, një dialog që për shkak të dallimeve në interpretim thuhet se ka krijuar tensione kur është fjala tek zbatimi i marrëveshjeve në terren.

Për marrëveshjet tashmë të arritura, raporti i Sekretarit Ban flet për sukses të pjesshëm apo të munguar, si në bashkëpunimin rajonal, lirinë e lëvizjes,çertifikimin e diplomave,librat e regjistrimit civil, shënimet kadastrale, menaxhimin e integruar të pikëkalimeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave.

Gjendja e sigurisë, bën të ditur RTK, vlerësohet të jetë e qetë në periudhën midis dy raportimeve përveç disa incidenteve që kishin ndodhur midis pjesëmarrësve serbë dhe policisë së Kosovës, gjatë festimeve të Vidovanit më 28 qershor, konfrontime siç thuhet të iniciuara nga pjesëmarrësit serbë. Raporti më tej flet edhe për rendin dhe ligjin, kthimet, trashëgimin kulturore dhe fetare, të drejtat e njeriut, etj, për t’u ndalur në observime ku shfaqet kënaqësi për disa rezultate konkrete që kanë dalur nga dialogu i deritashëm.

Për veriun e Kosovës Ban thotë se gjendja vazhdon të jetë e brishtë dhe kërkon vigjilencë dhe përmbajtje nga të gjitha palët në mënyrë që të zvogëlohet potenciali i një jostabiliteti dhe zhvillimi regresiv. Ai thotë se kërkohet një shtrirje e mirëfilltë e dorës nga ana e institucioneve të Prishtinës për popullsinë në veri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›