PS: Rezervat tona per leternjoftimet

Ajo ne fokusin e saj kryesor per kete vit ka pikerisht kete ceshtje nisur nga fakti se votuesit ne zgjedhjet e qershorit do te votojne me karta identiteti dhe me pasaporta, si dhe nga fakti se ne Kodin Zgjedhor eshte percaktuar se shtetasit qe nuk kane pasaporte do te kene perparesi ne pajisjen me karta identiteti.
Ne nje intevriste per Top Channel, sekretari per ceshtjet zgjedhore ne PS, Kastriot Islami sjell disa argumenta per paqartesine e ketij procesi duke nisur qe nga mungesa e kalendarit te veprimit.
Per te mberritur ne thelb te argumentit te tij, zoti Islami thote se asnje shtetas nuk e di se cilat jane hapat qe duhet te ndermarre per t’u pajisur me karte identiteti dhe se shpjegimet e percipta te zv.ministrit te Brendshem nuk mund te krijojne kornizen e plote sensibilizuese per shtetasit, te cilet nuk kane as drita dhe as kohe per te ndjekur.
“Qytetari nuk e ka te qarte se ku do te paraqitet radhen e pare, radhen e dyte dhe radhen e trete. Mesatarisht i bie qe cdo njesi do prodhoje 40 karta ne dite. Duhet nje kalendar shume i qarte. Banori duhet te dije se kur do te shkoje ta terheqe ate”, shprehet Islami.
Por PS ngre dhe shqetesimin tjeter te bere publik ne seancen e miratimit te buxhetit te shtetit ne fundit te vitit 2008, per subvencionimin e kartave te identitetit, te cilen qeveria nuk e mori ne konsiderate.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code