E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrohen lëkundje tërmeti me intesitet 3 ballë

Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme rreth orës 13:04 minuta. Sipas Shërbimit Sizmiologjik epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoni, rreth 35 km larg Peshkopisë. Ndërsa në Tiranë lëkundjet kanë pasur intensitetin prej 3 ballë. 

TIRANE- Lëkundje tërmeti janë ndier në disa zona kryesisht në veri të vendit dhe në Shqipërinë qendrore, përfshi këtu edhe Tiranën rreth orës 13:04 pas mesditës së sotme. Sipas të dhënave të Shërbimit Sizmiologjik epiqendra e tërmetit është në Maqedoni, rreth 35 km larg Peshkopisë. Lëkundjet kishin një magnitudë në epiqendër rreth 4 ballë, kurse në Tiranë forca e tij ishte 3 ballë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›