E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, bllokohen në borë 6 furgona me pasagjerë

Një stuhi bore ka bllokuar 6 furgona me pasagjerë në Komunën Bushtricë të Kukësit. Të bllokuarit kanë bërë thirrje për ndihmë, por s’kanë marrë përgjigje nga organi lokal. Atyre u kanë ardhur në ndihmë vetëm banorët e fshatit Lusë. 

KUKËS- Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar 6 furgona me pasagjerë në Komunën e Bushtricës në rrethin e Kukësit. Shkak i këtij bllokimi është bërë një stuhi bore, e cila ka përfshirë këtë zonë ç’ka e ka bërë të vështirë kalimin e rrugës. Gjithsej kanë qenë 60 pasagjerë mes të cilëve ndodheshin edhe gra dhe fëmijë. Të bllokuarit kanë kërkuar ndihmë pranë organit lokal, por kërkesa e tyre për ndihmë nuk ka marrë një përgjgije konkrete. Mësohet se të bllokuarve u kanë ardhur në ndihmë banorët e fshatit Lusë, duke i strehuar këta 60 pasagjerë, të cilët do të kalojnë natën pranë banesave të banorëve të këtij fshati. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›