"Berisha bisedoi me zyrtaret greke per camet, konform traktatit te miqesise"
"Sot dhe dje, media te kontrolluara nga Edi Rama dhe nen diktatin e tij, kane shpifur dhe trilluar lidhur me viziten e kryeministrit te Greqise, Kostas Karamanlis sikur gjoja kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave te cameve". Ky ka qene reagimi i Keshillit te Ministrave, ne lidhje me akuzat se nuk eshte diskutuar per ceshtjen came. "Kryeministri Berisha ne kete takim dhe ne cdo takim me zyrtaret me te larte te Greqise, ka diskutuar kete ceshtje ne perputhje te plote me percaktimet e traktatit te miqesise dhe bashkepunimit midis Greqise dhe Shqiperise", thuhet ne nje njoftim per mediat, te dhene nga ana e Keshillit te Ministrave ne lidhje me keto lajme te dhena ne media.