E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spekulime per kufijte ujore, akuza pa baza"

Keshilli i Ministrave, Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes kane hedhur dje poshte, si te pabaza, dezinformuese dhe dashakeqe, informacionet e pasakta te botuara ne nje te perditshme shqiptare per gjoja "tkurrje te pozites strategjike te shtetit shqiptar". Marreveshja e nenshkruar dy dite me pare nga ministrat e Jashtem ne prani te te dy kryeministrave, eshte realizuar ne nje proces negocimi te kujdesshem, prej rreth nje viti. "Gjithashtu marreveshje eshte mbeshtetur ne te drejten nderkombetare per kete fushe, si dhe Konventen e OKB-se per te Drejten e Detit (1982), ne te cilen te dy vendet jane pale", thuhet ne reagimin e MPJ. Sipas kesaj ministrie, ne procesin e negocimit te kesaj marreveshjeje te rendesishme, matjet jane bere me metodat shkencore me te avancuara dhe nga specialistet me te mire te fushes. "Sic eshte theksuar shprehimisht ne tekstin e marreveshjes, 150 koordinatat e percaktuara, te cilat, te bashkuara ne nje vije te panderprere, caktojne kufirin detar mes dy vendeve, jane absolutisht te baraslarguara nga pikat me te dala te kufirit tokesor te secilit vend", reagoi Ministria e Jashtme. Sipas kesaj Ministrie, kjo marreveshje, tashme pjese e rendesishme e kuadrit ligjor dypalesh, respekton ne menyre rigoroze, te drejte dhe te barabarte sovranitetin dhe integritetin e te dy vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›