Plagosja e shqiptarëve në Greqi, MJ sqaron ngjarjen

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Agrinio të Greqisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme duke iu referuar burimeve të policisë greke ka bërë të ditur se sot rreth orës 01:00, në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga Athina, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku disa persona të armatosur dhe me maska kane sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë - Tiranë. Sipas burimit policor, si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë Efimi Bika, 66 vjeç, lindur në Përmet, Vangjel Stavro, 15 vjeç, lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, 29 vjeç, lindur në Fier.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme informon se me të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Janinë, e kanë ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe me spitalin e Agrinjos. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme bën të ditur se nga komunikimet e vazhdueshme me spitalin e Agrinios, rezulton se shtetasit Vangjel Stavro dhe Soni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga spitali, ndërsa shtetasja Efimi Bika, i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën.
Gjithashtu Zëdhënësi i MJ-së informon gjithashtu se Ministria e Punëve të Jashtme, krahas interesimit për gjendjen shëndetësore të të plagosurve, i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të identifikohen e dënohen autorët e saj.