E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mesazh Obamës për pavarësinë e SHBA: Ju presim në Tiranë

Tiranë, 4 korrik, NOA Kryeministri Sali Berisha në urimin që i bënë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë, ndalet në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në shtimin e marrëdhënieve.

Në këtë ditë të shënuar për vendin dhe kombin Tuaj, ndihemi të lumtur që marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet dy vendeve e popujve tanë miq kanë njohur vetëm zhvillime pozitive dhe janë më të mira se kurrë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin në NATO përbën një demonstrim të shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ngushtë e të frytshëm ndërmjet të dyja vendeve, shkruan Kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij të urimit.

Kryeministri Berisha shpreh urimet në në emër të qeverisë dhe të të gjithë qytetarëve të vendit.

Më lejoni tJu siguroj për vendosmërinë e palëkundur dhe për vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare, për të zhvilluar më tej këtë bashkëpunim e partneritet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe në të mirë të paqes, të stabilitetit e të përparimit kudo në botë. Po ashtu, gjej rastin të ripohoj vendosmërinë e palëkundshme të Shqipërisë për të vazhduar të kontribuojë në luftën globale kundër terrorizmit, thuhet në mesazhin e kryeministrit Berisha

Kreu i qeverisë shpreh dhe mirënjohejn për ndihmën e asistencën e vazhdueshme e të gjithanshme të SHBA-ve.

Nga ana tjetër Berisha garatnon dhe vijimin e reformave. Shqipëria do të vazhdojë më tej me vendosmëri në realizimin e reformave të ndërmarra dhe në përmbushjen e objektivave madhore kombëtare të integrimit të plotë euroatlantik, si dhe për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë e të ekonomisë së tregut dhe për përparimin e vendit tim, thueht në mesazh.

Një vend të rëndësishëm në mesazh, Kryeministri Berisha i kushton dhe situatës në rajon, ku vlerëosn rolin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në aspektin rajonal, Shqipëria do të vazhdojë të rrezatojë stabilitet e modernizim dhe të promovojë bashkëpunimin e miqësinë, duke kontribuar aktivisht në integrimin sa më të shpejtë të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike. Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e rëndësishëm e udhëheqës të SHBA-ve për paqen e stabilitetin në rajonin tonë, veçanërisht për njohjen e fuqizimin e shtetit më të ri në rajon, atë të Kosovës, më lejoni tJu siguroj se vendi im do të mbetet një partner i vendosur dhe konstruktiv, në këtë drejtim, thuehet në mesazhin e Kryeministrit Berisha.

Në urmin e tij, Kryeministri Sali Berisha shpreh dëshirën për të pritur në Tiranë, Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama.

Duke Ju përsëritur edhe një herë urimet më të ngrohta, gjej rastin tJu ripohoj dëshirën time dhe të të gjithë shqiptarëve për tJu pritur në Tiranë si mik i madh dhe i shquar i kombit shqiptar, thuhet në mesazh.

NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›