Itali, sulmuan shqiptarin, pranga 3 italianëve
Karabinierët italianë arrestojnë tre minorenë si autorë të plagosjes së adoleshentit shqiptar përpara liceut Aristotele në kryeqytetit italian, Romë. Tre minorenët italianë akuzohen pë tentativë vrasjeje.
ROME- Tre minorenë janë arrestuar për agresion ndaj studentit shqiptar të ndodhur pak ditë më parë përpara liceut Aristotele të kryeqytetit italian, Romë. Grupi i gjykatës së minoreneve të Romës ekzekutoi sot masën e sigurisë burg për tre të rinjtë të cilët goditën me thikë Ermirin, 17 vjec. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje.
Ngjarja ndodhi më 16 janar të 2009. Ermiri, u qëllua me thikë nga një grup të rinjsh të cilët sipas të dhënave të hetimit donin t’i vidhin motorin një prej shokëve të adoleshenti shqiptar. Ermiri kishte ndërhyrë dhe kishte mbetur i plagosur.
Adoleshenti iu nënshtrua menjëherë një operacioni në mushkëri, i cili i shpëtoi dhe jetën. Të ardhur nga qyteti i Durrësit 10 vite më parë familja e Ermirit ishte vendosur në Trigoria të Italisë.
Pas ngjarjes policia sekuestroi mjetet e forta mes të tjerave një levë hekuri, një thikë dhe një pistoletë gjysmëautomatike, të cilët agresorët kishin tentuar t’i zhduknin së bashku me rrobat që ishin bërë me njolla gjaku.
(s.g/BalkanWeb)