E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj Berisha te bente ndryshime te tjera

Ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj flet per ndryshimet e fundit ne qeverine Berisha.

I ftuar ne edicionin e ores 1500 ne Top Channel Mustafaj eshte i mendimit se vendimet per ndryshime ne qeveri nga ana e LSI-se vijne per performancen e saj ne kabinetin qeveritar qe duket se ka caluar te ministri Prifti.

Mustafaj nuk ka dashur te komentoje arsyet e vendimit per ndryshime por theksoi se eshte shenje jo e mire deklarata e kryeministrit Berisha per ministrin ne ikje Dritan Prifti.

Nuk ka nje perputhje vleresimi qe ben LSI dhe Berisha per kete minister. Duket sikur kryeministri ben nje paralajmerim per te mos e prekur kete politkan. Une mendoj se duhet marre seriozisht paralajmerimi i Berishes qe behet nepermjet superlativave qe i drejton punes se Priftit ne krye te METE-se thekson Mustafaj.

Shkrimtari dhe publicisti thekson se Berisha humbi nje rast per ti bere analize qeverise e qe kete stine vjeshte te bente ndryshimet e duhura.

Ne demokratet kemi pakenaqesi per disa ministra dhe me shume pakenaqesi mund te kene qytetaret. Do te ishin te duhura ndryshimet ne kete stine te re thote Mustafaj.

Si njohes i mire i diplomacise Mustafaj eshte i mendimit se ministri i ri Edmond Haxhinasto do te vijoje ne rrugen e nisur prej Ilir Metes ne dikasterin e Ministrise se Jashtme.

I pyetur nga Top Channel per deklaratat e fundit te kryeministrit grek Jorgos Papandreu Mustafaj shprehu keqardhjen e tij qe shefi i qeverise helene e lidhi kercenimin e tij me ngjarjen e Himares.

Papandreu ra ne skemen e njohur tradicionale te qeverisjeve greke qe sa here ka agravim te situates se brendshme transferon problemet te fqinjet tha Mustafaj.

Ai e konsideron deklaraten e Papandreut si ecje prapa ne frymen per ndertimin e marredhenieve me fqinjet.

Po ashtu Mustafaj shprehu bindjen se Greqia nuk mund ta perdore Shqiperine ne asnje moment si mjet te sajin ndersa integrimi i vendit tone ne BE eshte ceshtje e realizimit te standardeve qe perfshin edhe integrimin e minoriteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›