PS: Saliun e Lulin i ka zënë paniku i humbjes, po i fryjnë dasive fetare e krahinore
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha, sipas të cilit, Edi Rama ka është i kompleksuar dhe paragjykues ndaj myslimanëve. Sipas PS-së, Berisha dhe Basha, nën panikun e humbjes, janë duke i fryrë dasive fetare dhe krahinore.
Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë ç’vijnë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore. Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë. Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të çlirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve. Në 23 qershor shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun edhe për këtë turp të radhës, thuhet në reagimin e PS-së./b.l