PS, Shalësi: Ndryshimet në kryesinë e PS, energji dhe zhvillim
TIRANË-Eduart Shalësi që mban edhe postin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist në një prononcim për TVNews24 flet për rishpërndarjen e kryesisë së PS. Sipas Shalësit ky është një proces normal, transformues për t’i dhënë më shumë energji punës në bazë. Megjithatë ai shton se debatet brenda pS duhen parë në funksion të zhvillimit.
“PS ku unë bëj pjesë, është një forcë energjike, është një forcë progressive, një forcë që edhe debatin e brendshëm e ka në funksion të zhvillimit. Sot ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një kastë politikanësh që e kanë mbizotëruar Shqipërinë e këtyre 20 viteve”.
Deputeti Shalësi flet edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, i cili sipas tij duhet të jetë një figurë mbi palët dhe të mso përfaqësojë asnjë parti politike. Ftesë kjo e përsëritur nga PS dhe e mbështetur dhe faktori ndërkombëtar.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Shalësi: Ndryshimet në kryesinë e PS, energji dhe zhvillim