E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e shan në Facebook, babai ia ekzekuton lap topin

TIRANE-Një baba i inatosur nga një postim i vajzës së tij 15-vjecare në Faceboook vendos të marrë masa, ekzekuton me plumba lap topin e të bijës.
Vajza kishte bërë publik një shënim në profilin e rrjetit social të Facebook ku shkruante se mërzitej shumë nga urdhrat që i jepte babai, qoftë edhe për një gotë ujë apo për të rregulluar kopshtin para shtëpisë. Me disa fjalë të pista të përdorura tek-tuk në fjali, vajza kërkonte që të mos trajtohej si shërbëtore në shtëpi dhe të mos konsiderohej e vogël.
Tommy Jordan,nga Albemarle, North Carolina, babai i adoleshentes Hannah pasi ka lexuar shënimin, inatoset dhe vendos t’i japë një mësim vajzës duke i shkatërruar lap topin me 9 plumba pistolete.
Gjithë skena është filmuar nga babai në një video 8 minutëshe që po bën xhiron e botës në youtube.

“Ja ku është lap topi jot, ja dhe pistoleta ime” thotë ai duke qëlluar kompjuterin. Ai gjatë fjalimit në video shprehet se nuk do të ndëshkonte kurrë vajzën e tij për fjalët e këqia dhe sjelljen jokorrekte ndaj prindërve, por një mesazh të qartë mund t’a përcjellë kundrejt ekzekutimit te lap topit.

(d.b/Dailymail/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Vajza e shan në Facebook, babai ia ekzekuton lap topin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›