E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, banorët ezonës së deposprej kohësh pa ujë

TIRANë- Banorët e zonës pranë depos së ujit vuajnë prej kohësh mungesën e ujit të pijshëm. Kjo zonë më parë është furnizuar 24 orë me ujë për shkak edhe të afëersiësë me depon, ndërsa tani furnizohet një herë në ditë. Një pjesë e banorëve nuk kanë kontrata me Ujësjellësin, ndërsa të tjerët thonë se i paguajnë rregullisht detyrimet. Ndërsa banorët rrefejnë për News 24 se tashmë ka më shumë se 10 ditë që vujanë mungesën e ujit të pijshëm, e ankohen se “Pa drita jetohet, ndërsa pa ujë jo".

Gjatë verës një pjesë e Tiranës ka probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Shkoza, Unaza e Re, Selita, Sauku i Poshtëm dhe së fundmi edhe zona e depos së ujit, janë disa prej lagjeve që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Situata bëhet edhe më alarmante për shkak të temperaturave të larta të verës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›