PS, Shamku uron studentët: Vit të mbarë akademik
Deputeja socialiste Shamku në emër të socialsitëve i uroi të gjithë studentëve rrugë të mbarë në shtegun e dijes. Shamku: Do përballeni me vështirësi si pasojë e rrënimit të sistemit universitar.
TIRANE- Partia Socialiste i uron vit të mbarë akademik 30 mijë të rinjve që ulen sot për herë të parë në auditoret e universiteteve shqiptare. Deputetja socialiste, Ledi Shamku në një prononcim për shtyp akuzoi qeverinë për rrënim të sistemit universitar dhe deklaroi mbështje studentëve për realizimin e kërkesave të tyre
“Duke ju bashkuar urimit prindëror, Partia Socialiste është sot në krah të këtyre të rinjve, të cilëve do t’u duhet të përballen me vështirësi jo të vogla si pasojë e rrënimit të sistemit universitar, e si pasojë e mungesës së respektit të shtetit ndaj ëndrrës dhe investimit të tyre. Jemi sot me mend e zemër tek studentët e Juridikut që detyrohen ta nisin vitin jo në një auditor, por në një kinoteatër, për faj të teatrit të shëmtuar që kjo qeveri ka vite që luan me ta. Sikundër jemi në krah të gjithë studentëve, kërkesat e të cilëve janë shumë më fisnike se mjerimi që u serviret.”
Shamku në emër të socialsitëve i uroi të gjithë studentëve rrugë të mbarë në shtegun e dijes dhe të ndryshimit që ky vend pret prej të gjithëve, veçanërisht prej jush.
(s.g/BalkanWeb)