Topalli-Kinsella thirrje: Opozita të vijë në Kuvend
Nëpërmjet një konference për shtyp ne Tirane me kreun e senatit kanadez, Noel Kinsella kryeparlamentarja Jozefina Topalli i sugjeruan opozitës që paraqitet në parlament. Topalli komenton 20 mije firmat e PS
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i Senatit kanadez, Noel Kinsella nëpërmjet një konference të përbashkët për shtyp i bënë sot thirrje opozitës që të vijë në parlament.
Kryetarja Topalli ripërsëriti qëndrimin që opozita të vijë në Kuvend në respekt të detyrimeve ndaj elektoratit të saj. "Pres që opozita të vijë në parlament. Deputetët e zgjedhur nga shqiptarët, që i kanë caktuar detyrën e rëndësishme, të bëjnë misionin opozitar, të jenë të pranishëm në parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që i lejon kushtetuta e ligji, si dhe gjithë fleksibilitetin e kryetares së Kuvendit për t'i respektuar në detyrën e tyre", tha ajo.
Edhe Kinsella përsëriti se ndan mendimin që opozita duhet të hyjë në Kuvend. "Si kryetar i Senatit inkurajoj të gjithë anëtarët e parlamentit të vijnë e flasin në parlament", u shpreh z. Kinsella, i cili nga dita e djeshme ka nisur një vizitë zyrtare treditore në Shqipëri.
Topalli e pyetur nga gazetarët rreth një nisme ligjore të inicuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit, e cila do të mbajë firmat e rreth 20 mijë zgjedhësve, kryetarja e Kuvendit tha se "pa dyshim që çdo iniciativë kushtetuese do të shqyrtohet në parlament. Por, do të mendoja se ishte më e thjeshtë, pasi në bazë të kushtetutës dhe ligjit nuk kishin fare nevojë t'i lodhnin shqiptarët. Mjafton iniciativa e një deputeti për t'u shqyrtuar në parlament. Rrugët kushtetuese dhe rrugët ligjore respektohen dhe shqyrtohen në parlament".
Me konstituimin më 7 shtator të Kuvendit të ri të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, Partia Socialiste e opozitës refuzoi të hyjë në parlament me argumentin se procesi zgjedhor i 28 qershorit ishte i manipuluar dhe ajo kërkon hetim parlamentar për zgjedhjet.
Autoritetet më të larta të vendit në mënyrë të përsëritur e kanë ftuar opozitën që të vijë në parlament dhe aty të parashtrojë kërkesat e saj. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, PS dhe partitë e vogla opozitare protestuan qetësisht për votën e lirë. Ata kërkojnë hapjen e kutive të votimit dhe hetim parlamentar për zgjedhjet e 28 Qershorit.
(d.b/BalkanWeb)