E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Levanit: Po na rrëshkasin shtëpitë nga kodra

Banorët e Levanit në Fier, banesat e të cilëve janë rrëzë kodrës së kësaj qyteze, japin alarmin në News 24 për rreshqitjet e dherave në zonë. “Ndihemi të rrezikuar, po cahen muret e shtepive" 

FIER-Rreth 18 familje banorë të qytezës së Levanit në Fier rrezikohen nga shëmbja e kodrës ku ndodhen banesat e tyre. Paqëndrueshmëria e tokës prej më shumë se një viti ka bërë që një masiv i konsiderueshëm dheu të shkasë duke krijuar një shkeputje të një pjese kodre ku ndodhen banesat. Banorët shprehen të frikësuar se “shiu i rënë para disa ditësh ka krijuar një tjetër vatër shëmbjeje, të cilat kanë krijuar carje në muraturat e shtëpive”.

Krisjet e kodrës duken qartë në një hapësirë gjeografike prej më shumë se 500 metër linear ku janë ndërtuar këto banesa .Në këtë hapësurë ndodhet lagja e rrezikuar me tre radhë shtëpi banimi që kanë dhënë alarmin për situatën e krijuar. Banoret kërkojnë ndëhryrje të organeve kompetente për parandalimin e situatës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›