PS: Të aplikohet modeli amerikan, takime derë më derë
30/07/2010 Kreu socialist thërret në takimin e parë drejtuesit e PS-së në rrethe
Krerët e Partisë Socialiste në rrethe zhvilluan dje takimin e tyre të parë me kryetarin e kësaj partie, Edi Rama. Pas zgjedhjes së tyre në këtë post, rikthyer sërish në strukturat drejtuese të kampit rozë, drejtuesit socialistë u njohën me prioritet e punës së tyre në mandatin e tyre si kryetar rrethesh. Ndërkohë që duke qenë përpara një sfide jo pak të rëndësishme për një kamp të tillë, siç janë zgjedhjet e ardhshme lokale, kur për pak kohë hyhet në një vit elektoral, drejtuesit e PS-së janë orientuar paraprakisht se cila do të jetë mënyra mbi të cilën do të jetë e fokusuar kjo fushatë. Por, meqenëse fushata do ende kohë për të nisur, kryetarëve të PS-së në rrethe do tu duhet që të nisin takimet paraprake me anëtarësinë dhe mbështetësit e kësaj partie jo vetëm për tu njohur nga afër me ta, por nga ana tjetër dhe për të bërë me dije lidhur me hapat që do të ndjekë kampi opozitar në të ardhmen. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se biseda mes krerëve socialistë në rrethe dhe kreut Rama ishte e përqendruar pikërisht në modelin amerikan të fushatës, i cili duhet të aplikohet dhe nga këto struktura drejtuese. Kështu, mësohet se Rama u ka kërkuar drejtueseve të sapozgjedhur në krye të PS-së së çdo rrethi të nisin takimet derë më derë, për të nxjerrë në pah momentet më kyçe të keqqeverisjes. Por gjatë këtyre takimeve socialistët duhet të prekin dhe çështjet më delikate për qytetarët shqiptarë, sikundër është ajo e pronave, për të cilën PS-ja akuzon Qeverinë “Berisha” e më së shumti familjen e Kryeministrit për abuzime me një çështje të tillë. Ndërkohë që po gjatë fjalës së tij, mësohet që kryetari Rama të jetë ndalur dhe në një tjetër kërkesë, e konkretisht mbi situatën elektorale në vend. Për këtë arsye, kreu socialist ka kërkuar nga drejtuesit e PS-së që të sjellin informacionet paraprake mbi situatën elektorale në të gjitha rrethet. Në këtë takim morën pjesë të gjithë krerët e sapozgjedhur të PS-së në rrethe, me përjashtim të atyre zonave ku nuk janë zhvilluar ende zgjedhjet për një post të tillë.
Konsensusi
Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e rinj të kësaj partie në rrethe, ka kërkuar prej tyre lënë mënjanë qejfmbetjet me anëtarët e asambleve të rretheve, të cilët nuk i votuan për tu zgjedhur në këto poste, apo që shfaqën pakënaqësi për përzgjedhjen e tyre si kandidatë për një garë të tillë zgjedhore.
Bashkëpunimi
Të gjithë drejtuesit e PS-së në rrethe duhet të bashkëpunojnë me deputetët socialistë sipas zonave përkatëse. Kjo ishte porosia e dhënë dje nga Rama për krerët e rinj, pas pretendimit të ngritur prej kreut socialist të Peqinit se deputetë të caktuar kanë punuar kundër tyre, për të zgjedhur njerëz sipas interesave personale.
Thirja e PS-së
Tahiri: Presidenti të mos bjerë pre e shantazhit të Berishës
“I bëjmë thirrje Presidentit të mos bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos e tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave ndaj kandidaturave që nominon për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë”. Ky ishte apeli i ardhur dje nga selia rozë në adresë të kreut të shtetit, lidhur me një proces të tillë. Deputeti i PS-së, Saimir Tahiri, ndalur në këtë çështje vuri në dukje se “në përpjekjen e dëshpëruar për të shmangur vëmendjen e publikut nga kriza e vërtetë e transparencës së munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonominë kapur nga e njëjta familje në pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombëtare për uzurpimin e Shërbimit Sekret, Sali Berisha ka hapur një krize të re me Presidentin e Republikës”. Madje, në këtë linjë, Tahiri shtoi se “në vend ka një krizë ekonomike që thellohet dita-ditës po për këto interesa të errëta të reflektuara me babëzinë e pushtetit për të grabitur çdo copë Shqipërie e çdo qindarkë të mundshme, si në rastet tronditëse të korrupsionit shtetëror me troje e para publike apo si në rastin skandaloz të spikeres së Kuvendit, që abuzon deri edhe me dietat”.
Kriza ekonomike
Kodheli: Ulja e normës së interesit pa efekt
Partia Socialiste vlerësoi dje se ulja e normës së interesit që lajmëroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është jo vetëm shumë e vonuar. Madje, deputetja socialiste, duke i mëshuar me forcë një qëndrimi të tillë, deklaroi në emër të partisë që ajo përfaqëson se “kjo nismë nuk ka asnjë gjasë të ndikojë në përmirësimin e situatës ekonomike. Kriza e ka vënë poshtë vendin dhe e ka lënë prapa Qeverinë, e cila nuk e ndjek dot ritmin e përshpejtuar të krizës, sepse kërkon ta fshehë atë, ndërkohë që vetëm grabit e dëmton për interesat e oborrit të pushtetit”.Sipas saj, ky vendim tregon se jo vetëm vendi është në një krizë të rëndë ekonomike, po se kjo është pranuar me fakte, edhe pse jo me fjalë, nga ky pushtet që vodhi zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë. Për këtë arsye, Kodheli lëshoi dhe një herë tjetër kërkesën e kampit opozitar për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Pa transparencë për zgjedhjet, ekonominë, qeverisjen, nuk ka asnjë gjasë të ketë demokraci funksionale, zhvillim e mirëqenie dhe shtet të së drejtës për të gjithë”, u shpreh Kodheli gjatë fjalës së saj.