PS Te hetohet Kulicaj per rrembim personi
..Kulicaj te hetoje Kulicaj kjo eshte kerkesa qesharake e Berishes dje - deklaroi sot PS. Ne deklaraten e tij per mediat deputeti socialist Besnik Baraj i eshte referuar nje interviste publike te dhene nga ish Ministri i Ekonomise se kesaj qeverie i cili akuzon zevendes drejtorin e Policise se Agron Kulicaj per rrembim personi.
Me poshte deklarata e plote e deputetit Besnik Baraj
Ne shtypin e sotem ish ministri Prifti ka deklaruar se keshilltari i tij Eduard Belegu nuk eshte larguar por eshte zhdukur nga ata qe po pergatitej te akuzonte per kontrabanden e naftes Virxhin. Po citoj ish ministrin Prifti Belegu ishte familjar shembullor. Ate e kane zhdukur.
Agron Kulicaj eshte nje person per te cilin une dyshoj per shume mekate disa prej te cilave ia kam thene Berishes me kohe. Kurse keshilltari im Eduard Belegu eshte arrestuar me buje pa shkak te perligjur dhe per te me kercenuar mua si minister. Tani Belegu eshte zhdukur dhe Agron Kulicaj duhet te thote ku eshte Belegu.
Belegu po pergatitej te denonconte Policine dhe Prokurorine per arrestimin e tij kot dhe papritur u zhduk. Emri i Kulicajt me del ne kontrabanden mafioze te naftes Virxhin por edhe ne disa veprime mafioze te tjera.
Berisha duhet te distancohet nga ky ish-bodyguard duke e pezulluar nga detyra dhe tia jape drejtesise ta hetoje pa mburojen e pushtetit qe ka ne polici.
Prokuroria jo SHKB duhet ta hetojne.
Per te realizuar gjerat per te cilat une dyshoj ai duhet te kete ne thes te pakten dy ministra.
Per se dyti ish - Ministri i Ekonomise e ka drejtuar gishtin nga zevendes drejtori i policise se shtetit Agron Kulicaj sipas tij pergjegjes per kete zhdukje si edhe per kontrabanden e naftes Virxhin. Akuza keto qe perbejne nje sinjal alarmi per korrupsionin dhe krimin ne hierarkine e larte te strukturave te policise se shtetit.
Dje ne degjuam Kryeministrin qe i kerkonte Policise se Shtetit qe te hetonte akuzat per korrupsion nga te dyja palet. E dini se kujt ia ka kerkuar kete Agron Kulicajt
Agron Kulicaj i njejti person qe eshte akuzuar publikisht dy here nje here me goje e tani edhe me shkrim nga nje ish minister i qeverise Berisha Deputet i Parlamentit shqiptar per zhdukje te personit dhe per perfshirje te drejtperdrejte ne kontrabanden e naftes Virxhin tani duhet te hetoje vetveten.
Pyetja jone eshte fare po ben Prokuroria ne lidhje me keto akuza teper te renda e shume publike per nje drejtues te larte te Policise se Shtetit fare po ndodh me Prokurorine kur eshte me se e qarte se vete qeveria as qe ka ndermend ta hetoje apo pezulloje ish bodigardin e Kryeministrit.
Organet e drejtesise dhe shtetit duhet te vihen menjehere ne levizje per te zbardhur ceshtjen Kulicaj. - perfundon deklarata e deputetit te opozites
Akuzat ndaj Kulicajt Basha Presion mbi policine por po hetohen
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar ne 28 shtator se po hetohet per akuzat e bera ne adrese te zevendesdrejtorit te Policise Agron Kulicaj ndonese ka shtuar se ato jane presione mbi punen e policise.
Duke mos dhene detaje konkrete Basha sqaroi se te gjithe e dine se faktet per cdo lloj denoncimi apo akuze korrupsioni e kontrabande depozitohen ne prokurori.
Ne kohen kur akuzat publike mes pozites dhe opozites jane shtuar dhe pasi prokuroria e kryeqytetit ka filluar hetimet per disa nga keto akuza publike te deputeteve te dy partive me te medha ne vend kryeprokurorja znj.Ina Rama eshte takuar me shefin e Sherbimit Informativ Shteteror SHISH z.Bahri Shaqiri dhe kreun e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ILDKP-se z.Adriatik Llalla.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucioneve te akuzes SHISH-it dhe ILDKP-se. Sipas burimeve ky takim koke me koke ka zgjatur rreth nje ore dhe eshte diskutuar per temat aktuale ku jane fokusuar kohet e fundit akuzat e ndersjella te politikes por edhe opinioni publik. Tre drejtuesit e larte gjate takimit trajtuan edhe probleme qe kane te bejne me ceshtjet me aktuale qe kane lidhje me objektin e punes se ketyre institucioneve dhe qe jane edhe ne fokus te opinionit publik-thuhet ne njoftimin per shtypin te shperndare nga zyra e Prokurores se Pergjithshme ndersa takimi u realizua ne zyren e kesaj te fundit pa pranine e mediave. Zyra e shtypit e organit qendror te akuzes nuk dha shume detaje ne lidhje me takimin pervec faktit se tre titullaret e institucioneve diskutuan per rritjen e bashkepunimit te metejshem midis organeve qe drejtojne. Ne kete kuader shkembimi i informacionit merr nje rendesi te vecante per rritjen e efikasitetit te punes se ketyre institucioneve. Takimi u karakterizua nga fryma e bashkepunimit ne menyre qe te tre institucionet tu pergjigjen me profesionalizem dhe efikasitet ceshtjeve me te cilat perballen ne punen e tyre- thuhet ne perfundim te njoftimit te firmosur nga Plator Nesturi keshilltari per media i kryeprokurores.
Nderkaq burimet e Shekulli-it konfirmuan se gjate ketij takimi nje oresh eshte diskutuar per te gjitha akuzat publike ndaj zyrtareve te larte shteterore si ministra deputete dhe zyrtare te administrates lokale. Gjate takimit eshte diskutuar per kompetencat e secilit prej ketyre tre institucioneve ne verifikimin e akuzave publike te bera nga deputetet e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike duke mos perjashtuar ketu edhe akuzat e ish-ministrit Dritan Prifti ndaj kreut te Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta ne lidhje me pasurine e tij apo zv/drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kuliqi. Ne bisedat mes tre titullareve eshte diskutuar edhe per hetimin qe cdo institucion ka per detyre ne lidhje me akuzat publike ndaj ministrave te kabinetit te kryeministrit Berisha dhe ish-ministrave te ketij kabineti te cilet jane akuzuar nga opozita per perfitime abuzive me dhenien e koncesioneve te vendzbulimeve te naftes apo HEC-eve te ndryshme-thuhet nga burimet. Gjithashtu eshte diskutuar edhe per verifikimin e konfliktit te interesit ne institucionet e larta shteterore ku opozita ka akuzuar persona konkrete ne lidhje me menyren e perfitimit te ketyre koncesioneve.
Nder te tjera gjate takimit eshte diskutuar edhe per menyren e verifikimit te pasurise se personave qe kane imunitet apo zyrtareve te larte te administrates duke mos perjashtuar ketu edhe drejtuesit e qeverise lokale ne vend-thane burimet. Mesohet se eshte diskutuar per akuzat e politikes ndaj ish-ministrit Dritan Priftit dhe anasjelltas deputetes Albana Vokshi ministres Majlinda Bregu dhe familjes se saj deputetes Rajmonda Bulku ministrit Genc Ruli apo edhe kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama.
Akuzat e Priftit per kontrabanden Balla Prokuroria te nise hetimin
TIRAN- Partia Socialiste i ka bere apel Porkurorise te hetoje denoncimin e bere nga ish kreu i METE-s Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise Agron Kulici.
Gjate nje deklarate per mediat deputeti i PS-se Taulant Balla ka theksuar se
Rasti i Agron Kulicit i cili nga roje trupore i Sali Berishes behet brenda nates zevendes drejtor i pergjithshem i policise per tu shnderruar me pas ne te dyshuar per kontrabande nafte tregon me se miri se cnivele ka arritur korrupsioni e kapja e shtetit ne Shqiperi.
Sipas Balles mbrojtja qe i behet eshte e papranueshme dhe nje sjellje e tille hedh hije te forta dyshimi mbi perfshirjen e vete qeverise ministrit Basha dhe vete Sali Berishes ne kete afere.
Pak kohe me pare vete ministri Basha i shpetoi burgut per aferen korruptive 230 milion euroshe per shkak te gjunjezimit te drejtesise perballe presionit politik te Sali Berishes.
I kujtojme edhe njehere Prokurorise shqiptare se ato nuk e kane luksin te qendrojne indiferente perballe nje akuze te tille qe vjen nga vete Ministri i Ekonomise dhe aktualisht deputet i mazhorances qeverisese- tha ai.
Policia e Shtetit i ka quajtur te paverteta akuzat qe Deputeti i PS-se Taulant Balla ringriti sot pas rrefimit te ish-Ministrit te Ekonomise Ditan Prifti. Nepermjet zedheneses Klejda Plangarica Policia e Shtetit tha se akuzat ndaj Agron Kuliqit jane te paverteta dhe se ai vazhdon me pergjegjesi detyren e tij. Akuzat e PS-se jane presione te papranueshme tha Plangarica
Me heret gjate dites deputeti i PS-se Taulnat Balla kerkoi nderhyrjen e Prokurorise dhe nisjen e hetimeve pas denoncimit publik te ish ministrit te METE-s Dritan Priftit sipas te cilit policia ka ne dore kontrabanden e naftes.
Kryeministri dhe zevendes/Kryeministri duhet te hedhin urgjentisht drite dhe te sqarojne lidhjet e tyre me akuzimet e Dritan Priftit ndaj Agron Kulicit ish bodyguard i Sali Berishes dhe sot zevendes Drejtor i Pergjithshem i Policise se shtetit i cili sipas rrefimit te ish ministrit drejton nje rrjet kriminal kontrabande nafte- thuhet ne deklarate
Balla reagoi menjehere pas kunderpergjigjes se Metes ndaj Priftit.
Meta eshte nje njeri i paqendrueshem. Eshte e qarte se koalicioni mes Berishes dhe Metes eshte nje koalicion pazaresh i korruptuar i falimentuar qe po shkaterron ekonomine e vendit po varferon shqiptaret dhe po grabit cdo pasuri publike ne kete vend tha Balla.
Sipas tij qeveria duhet te jape pergjigje per akuzat e bere lidhur me kontrabanden pasi i detyrohet shqiptareve te cilet duan te dine se kush i qeveris.