E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic ne Tirane per ankandin e Liri Berishes akuza nga PS

Damir Fazllic serbo-boshnjaku i njohur per publikun shqiptar eshte rishfaqur ne Tirane duke ngritur serish tensionin politik.
Fazllic ka ardhur ne Tirane dhe eshte vendosur ne hotel Sheraton ku eshte pare me pas ne zhvillimin e mbremjes gala te ogranizuar nga fondacioni Femijet Shqiptare Domenick Scaglione i cili sic dihet drejtohet nga bashkeshortja e kryeministrit Liri Berisha.
Ky aktivitet ka shkaktuar sot nje reagim te opozites e cila ne nje konfeence per shtyp ka bere deklaraten e meposhtme


...Mbreme ne darke ne Hotel Sheraton eshte bere nje ankand ku kane marre pjese njerez te pushtetit dhe te oborrit te pushtetit. Ne kete aktivitet jane shitur piktura te ndryshme dhe kane marre pjese tri kategori njerezish tri kategorite e njerezve qe sot praktikisht sundojne zhvatin e grabisin Shqiperine.

Kategoria e pare e pjesemarresve kane qene pjesetaret e familjes biologjike te Sali Berishes vete Sali Berisha Liri Berisha Argita Berisha Jamarber Malltezi Shkelzen Berisha dhe Shpresa Brecani qe eshte bere e njohur vitet e fundit si eksperte kontabel e Fazllicit Gerdecit dhe se fundi edhe e bizneseve te mafiozit Prudentino.

Kategoria e dyte e pjesemarresve kane qene ministrat e parave ne qeverine Berisha

Ilir Meta Lulzim Basha Sokol Olldashi Ridvan Bode Arben Imami Ferdinand Xhaferri.

Kategoria e trete qene sekseret e familjes Berisha Albana Vokshi Arjan Tartari Damir Fazllic. Na mbetet vetem te pyesim organizuesit e ankandit nese ne kete aktivitet ka qene i pranishem edhe sekseri tjeter i familjes Rrahman Selmanllari dhe nese jo mundesisht te na shpjegojne se carsye madhore mund ta kete shtyre zotin Selmanllari te mungoje ne nje aktivitet te tille ku jane mbledhur nga i pari tek i fundit te gjithe njerezit qe po privatizojne e po zhvatin sot pasurite publike te shqiptareve.

U kerkojme po ashtu organizatoreve te ketij ankandi te bejne publike sesa piktura jane shitur me cfare vlere jane shitur ato dhe se fundi te deklarojne origjinen e parave me te cilat jane bere keto blerje - perfundon deklarata e PS-se e lexuar nga deputetja Gjermeni.


Serbo-boshnjaku qe ushtron aktivetitet te gjere ne Shqiperi ne fushen e naftes dhe te gazit eshte pare te takohet ne kafen e Sheraton edhe me ish-gjeneralin e NATO-s Uesli Klark. Nuk jane te pakte zerat ne Tirane qe kane folur shpesh per lidhje mes Fazllic dhe lobimit per hyrjen e Shqiperise ne NATO.

I njohuri si miku i kryeministrit te Shqiperise Damir Fazllic dhe gjenerali kane qendruar se bashku me shume se gjysem ore. Klark u terhoq nga posti qe mbante pas nderrimit te administrates se presidentit Klinton. Ne prillin e vitit 2007 ai erdhi ne Shqiperi dhe takoi Sali Berishen por kesaj rradhe si perfaqesues i firmes Blancers Petrolium qe interesohej per privazitimin e kompanise shteterore te nxjerrjes dhe perpunimit te naftes ARMO.


Edhe Fazllic njihet per aktivitetin e tij ne Shqiperi ne fushen e karburanteve nepermjet fimres Rompetrol dhe shoqerise PETROL SLOVENIA TIRANA WHOLESALE ku mbesa e kryeministrit Shpresa Brecani e perfolur edhe ne skandalin e fundit Prudentino figuron serish si eksperte kontabel.

Objektet e kesaj shoqerie sipas dokumentacionit zyrtar jane

-Shitja e naftes dhe nenprodukteve te saj me shumice
- Blerja ndertimi pronesia shfrytezimi dhe venia ne pune depozitave per naften per produktet e naftes gazit e petrolit te lubrifikuar dhe gazra natyrale terminale per mbushje dhe zbrazje ngarkim dhe shkarkim terminalesh dhe pajisje te tjera qe kane te bejne me objektin e mesiperm.
- Blerja ndertimi pronesia shfrytezimi dhe venia ne pune e centraleve elektrike dhe pajisjeve te tjera qe kane te bejne me objektin e mesiperm.
- Blerje ndertim pronesi shfrytezim dhe venie ne pune te linjave te furnizimit per shperndarjen e gazit natyral dhe/ose te gazit te petrolit te lubrifikuar e te tjera qe kane te bejne me objektin e mesiperm.


Ne nje interviste ne TV Klan ne muajt kur emri i tij nisi te lakohet ne media Fazllic tha se kishte arritur te bente 50 milion euro pasuri ne dy vjet aktivitet ne Shqiperi. Vete policia e shtetit e shoqeroi Damir Fazllicin ne aeroportin e Rinasit kur ndaj tij u leshua nje urdher ndalimi nga prokuroria gjate qendrimit te tij te fundit ne Tirane. Kesaj here Fazllic nuk eshte shqetesuar ne viziten e tij te rradhes. Gjate protestave te opozites ne Kuvend per aferat e Fazllic me familjen Berisha kryeministri i vendit deklaroi publikisht se e kishte mik shtepie dhe se do ta sillte ne Kuvend nese akuzat vazhdonin. Fazllic eshte cituar te kete marre pjese deri edhe ne mbledhje te Keshillit te Sigurimit ne Tirane gje qe ka shkaktuar akuza te reja nga opozita.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›