Arrestohen dy shtetas abuzuan me detyren
LEZH- Policia e Lezhes ka bere te mundur sot finalizimin me sukses te operacionit Toka Jone duke bere te mundur arrestimin e dy shtetasve per kryerje te veprimtarise korruptive duke abuzuar me detyren. Policia njoftoi arrestimin e shtetasve Nikolle Prelaj 50 vjec banues ne ishull Lezhe me detyre Kryetar i Fshatit Ishull Shengjin te rrethit Lezhe. Shtetasi tjeter qe ka perfunduar ne pranga eshte Tonin Paloka 42 vjec banues i lagjes Beselidhja ne Lezhe me detyre N/Kryetar i Komunes Kolsh te rrethit Lezhe.
Arrestimi i tyre u be per arsye se keta shtetas ne bashkepunim me njeri - tjetrin ne vitin 2008 gjate ushtrimit te detyres shtetasi Nikoll Prelaj ka leshuar nje akt te marrjes se tokes ne emer te shtetasit me iniciale V.H ne Komunen Shengjin duke futur ne te nje parcele e cila ka qene ne pronesi te shtetasit Y.Z.
Per kryerjen e veprimtarise se tij korruptive shtetasi i siperpermendur eshte ndihmuar dhe nga ish nenpunesi i Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe Tonin Paloka i cili duke qene me detyre pergjegjes i arkives se Zyres Vendore te Pasurive te Paluajtshme te rrethit Lezhe ka bere te mundur zhdukjen e aktit.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per hetime te metejshme