E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca pro hetimeve pertej imunitetit

05/10/2010Kreu i qeverise kerkon nga Prokuroria te hetoje te gjitha akuzat e bera nga politika

Berisha kerkon qe deputetet te dalin ne baze per te sqaruar akuzat e hedhura nga PS-ja

Mazhoranca kerkon nga organi i Prokurorise qe te hetoje te gjitha akuzat qe jane hedhur nga politika. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e perjavshme te grupit kuvendor te Partise Demokratike ka theksuar se gjate dy muajve te fundit ne skenen e politikes shqiptare jane shkembyer akuza te shumta te cilat jane shoqeruar permes paraqitjes se dokumenteve te pakundershtueshme per megaafera si asnjehere me pare. Gjithashtu sipas kreut te qeverise ka pasur edhe prej atyre akuzave qe kane qene pa asnje lloj baze. Ne emer te mazhorances dua te ftoj Prokurorine e Pergjithshme Inspektoratin e Larte te Kontrollit te Deklarimit te Pasurive Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Drejtorine e Luftes Kunder Pastrimit te Parave qe te hetojne me paanesi te plote cdo akuze te bere. Une dua ti garantoj se shumica ka predispoziten e plote per te mbeshtetur cdo hetim te cilesdo natyre te tyre jashte cdo lloj imuniteti - ka deklaruar shefi i ekzekutivit. Berisha duke kerkuar te njejtin vullnet edhe nga opozita nenvizoi se ligji dhe Kushtetua jane mbi vullnetin e paleve. Besoj se cdo institucion do te permbushe detyrimet e tij ligjore dhe do tu deshmoje shqiptareve se Shqiperia eshte nje vend serioz dhe se gjithcka analizohet ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Ne si mazhorance qendrojme teresisht te hapur dhe mirepresim cdo hap qe do te ndermerret ndaj secilit rast per te nxjerr te verteten ashtu sic eshte duke zbatuar ligjet e vendit - nenvizoi ai.

Udhezimet

Kreu i qeverise gjate kohes ka kerkuar nga te gjithe deputetet demokrate ne mbledhjen e grupit demokrat qe u zhvillua me dyer te mbyllura te zbresin ne baze dhe te sqarojne elektoratit mbi te gjitha akuzat e hedhura nga opozita ne drejtim te mazhorances. Berisha ka kerkuar nga ligjvenesit demokrate qe kur te dalin ne publik dhe te percjellin akuzat per korrupsion ndaj kryebashkiakut Edi Rama apo zyrtareve te tjere te opozites te percjellin te njejtin mesazh ashtu sic eshte artikuluar nga akuzuesit si per shembull rasti i Agim Tartarit. Mesohet se kryeministri Berisha ne detyrat qe ka lene per deputetet e PD-se ka kerkuar qe te thuhet shkoqur se askush nuk mban pergjegjesi per kuneterit dhe veprimtarite e tyre pasi ka nga ata deputete qe nuk kane asnje komunikim dhe nuk flasin me kuneterit. Gjithashtu kreu u qeverise i eshte drejtuar ne menyre te vecante edhe anetareve te kabinetit te tij qeveritar. Sipas Berishes ministrat duhet te jene me bashkepunues me deputetet dhe te diskutojne me ta mbi investimet qe duhen ne zonat e tyre. Ai ka urdheruar ministrat qe nese nuk do te kene kohe paradite per tu takuar me deputetet te dalin ne pune edhe pasdite per te zhvilluar takimet me ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›