E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, keqardhje per bojkotin e Serbise

Numri dy i qeverise, Ilir Meta, shprehu dje keqardhjen per mungesen e Serbise ne Samitin e zhvilluar ne Dubrovnik, per vendet e Ballkanit ne perspektiven e tyre drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. “Natyrisht na vjen keq per mos-pjesemarrjen e Serbise dhe ne nuk shohim asnje arsye, pasi integrimi euroatlantik eshte rruga qe garanton jo vetem stabilitetin afatgjate te Ballkanit Perendimor, por edhe te ardhmen e tij me prosperitet ne Bashkimin Evropian”, tha Meta. Sipas zevendeskryeministrit, Shqiperia shpreson qe ne te ardhmen, Serbia mund te marre pjese ne te tilla takime ku e pranishme eshte edhe Kosova dhe te mos kushtezoje pjesemarrjen e askujt tjeter. Meta theksoi se gjitheperfshirja eshte nje parim i domosdoshem per stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal. “Integrimi evropian i cdo vendi, perfshire edhe Serbine, eshte nje proces qe kushtezon bashkepunimin me te gjithe fqinjet, me te gjithe vendet e rajonit, dhe ne shpresojme qe ne te ardhmen, askush te mos mungoje”, u shpreh Meta. Ai shtoi se shpreson qe ne te ardhmen te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, te jene jo vetem anetare te Kartes se Adriatikut, por te jene edhe anetare te NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›