Përplasje me armë në Tiranë, 3 të plagosur

Luftë në kazino, bilanci tre të plagosur ku mes tyre edhe një polic. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të 9 katësheve në Tiranë. Sipas policisë mësohet se një grup grabitësish të cilët ishin në ndjekje prej disa kohësh nga uniformat blu, teksa kanë hyrë në kazino kanë marrë një shumë parash, por kur kanë dalë nga godina janë ndeshur me policët e grupit të operacioneve speciale të cilët kishin një kohë të gjatë që vëzhgonin grabitësit. Kështu pasi ata kanë pikasur uniformat blu kanë lënë dy motorrët me të cilët kishin mbërritur te lojërat e fatit dhe kanë tentuar të largohen duke qëlluar me armë në drejtim të policisë. Pas kësaj kanë reaguar edhe policët e operacioneve speciale dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policëve dhe grabitësve është plagosur polici Ervin Gjata si dhe dy autorët e dyshuar të grabitjes së 5 milionë lekëve në kazino, Mirjan Curri dhe Beja Tasa. Menjëherë pas ngjarjes është dërguar në Spitalin Ushtarak të tiranës polici i plagosur si dhe dy grabitësit të cilët më pas janë arrestuar. Ndërkohë që po hetoet në lidhje me këtë ngjarje.