E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të vendosur për të hetuar zgjedhjet



Partia Socialiste i është përgjigjur dje Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën e saj për të bërë transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputeti i qarkut të Tiranës, Artan Gaçi tha në një prononcim për shtyp se PS është e vendosur në qëndrimin e saj. “Kërkesa jonë është e thjeshtë: Hetim dhe transparencë e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Askush nuk ka pse të habitet nga kjo kërkesë që është e drejtë dhe parimore, në respekt të ligjit dhe të Kushtetutës. Sali Berisha bën mirë të hapë kutitë, duke respektuar kështu të drejtën legjitime të popullit opozitar për transparencë, sepse përballë frikës së Saliut nga transparenca qëndron kërkesa e një populli të tërë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit”, u shpreh deputeti socialist. Dy ditë më parë, kreu i PS tha nga Elbasani se nëse nuk hapen kutitë, opozita do nisë protestat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›