9000 delegatë do të diskutojnë për klimën
Poznan - Çështja e klimës do të jetë në qendër të diskutimeve të përfaqësuesve nga 190 vende të ndryshme. Ata mblidhen sot në Poznan të Polonisë ku pritet që të nënshkruajnë një marrëveshje të re për mbrojtjen e klimës. Në takimin që do të zhvillojë punimet deri më 12 dhjetor marrin pjesë rreth 9000 delegatë të këshillit botëror për klimën. Konferenca zhvillohet nën hijet e shqetësimit për kostot e larta të luftës kundër ngrohjes së globit.
Evropianët për shkak të krizës aktuale ekonomike nuk kanë qëndrim unik për objektivat. Në ditët përmbyllëse të takimit pritet të marrin pjesë 150 ministra të ambientit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuata Ban Ki Moon.
Objektivi është saktësimi i disa çështjeve themelore të një marrëveshjeje që do të pasojë protokollin e Kiotos për klimën. Marrëveshja e Kiotos, e cila ndër të tjera parashikon reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serrë, skadon në vitin 2012.