Dade: Basha te paraqitet tek akuza
Tiranë (start) -I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, pas deklaratave të djeshme të ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, që i vlerësoi si akuza politike, nisjen e hetimeve për shpërdorimet e rrugës Durrës-Kukës. Në një deklaratë për shtyp, sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Arta Dade tha se ministri Basha akuzon opozitën për të fshehur të vërtetën e korrupsionit që ai ka bërë në kohën kur ishte ministër i Transporteve.
"Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dje ka kryer një abuzivizëm tjetër me detyrën, ai ka përdorur podiumin e Ministrisë së Jashtme, të asaj ministrie që përfaqëson interesat e shtetit për të sulmuar opozitën dhe për ta shitur çështjen ordinere ku është i përfshirë, si çështje politike. Do të kishim dëshiruar që Ministri i Jashtëm të largohej dhe të mos abuzonte me patriotizmin, sepse diplomacia që ai drejton tashmë është e penguar për të kryer atë detyrë fisnike që i parashikohet me kushtetutë dhe konform legjislacionit"-theksoi Dade per mediat.