PS: Thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike
TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar sot, për arrestimet e 8 shqiptarëve dje në Luginën e Preshevës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, thuhet se PS ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bujanovc, në kohën e heshtjes zgjedhore.
“Partia Socialiste ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimin e thellë për rritjen artificiale të tensioneve politike në prag të zgjedhjeve në Serbi. Bastisjet e arrestimet e shqiptarëve në afërsi të Bujanovcit dhe proceset e montuara politikisht, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve në atmosferën e frikës, panikut e presioneve, vënë në diskutim standardet demokratike ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut të detyrueshme për çdo vend”, thuhet në reagim.
Partia Socialiste bën thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike dhe paralajmëron për rrezikun që vjen nga rikthimi i retorikës e praktikave të pak viteve më parë, të cilat dëmtojnë rëndë harmoninë ndëretnike dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal, si një element i rëndësishëm edhe për proceset integruese euro-atlantike të rajonit.
“Partia Socialiste shpreh mbështetjen e saj të plotë për faktorin politik shqiptar në përpjekjet e tij për përballimin me maturi e pjekuri të provokimeve dhe të tentativave për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët”, theksohet në njoftim.
(ma.ar/BalkanWeb)