E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, bllokohen fishekë, po çoheshin në Greqi

"Fishekët ishin fshehur në pjesën e poshtme të sediles së pasme të pasagjerit, në automjetin tip "Audi A4”, me targa AA 596 BL, në pronësi të Aurel Seitit, 35-vjeç, tashmë i ndaluar”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia saktësoi se fishekët ishin grumbulluar në Ersekë, ndërsa destinacioni ishte në Patra (Greqi). "Drejtuesit të automjetit i ishin premtuar 600 euro në rast kalimi të kufirit", specifikon Policia.

Të njëjtat burime thanë se një procedurë për paraburgimin e 35 vjeçarit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës për veprën penale "Trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake". /Start/

                                                                                             2012-05-05 14:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›