5 Maji, Berisha viziton familjen e Jordan Misja dhe Feti Voglit
TIRANE- Gjatë vizitës në familjen e Heroit të Popullit, Jordan Misja, Kryeministri Berisha u shprehu familjarëve të tij mirënjohjen për sakrificën e madhe dhe veprën e tij të pavdekshme për lirinë e kombit.
"Unë ndaj sot me ju nderimin e madh, respektin e thellë dhe mirënjohjen për Jordanin dhe të gjithë ata që sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë që kishin, në mënyrë që sot të jemi të lirë, kombi të jetë i lirë”, u shpreh Kryeministri.
Ndërsa gjatë vizitës në familjen e Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli, kryeministri vlerësoi rënien heroike të kapiten Voglit në krye të detyrës së tij dhe i përcolli familjarëve vlerësimet dhe ngushëllimet e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të të gjitha niveleve, me të cilët kapiten Vogli kishte bashkëpunuar në misionin e tij, vlerësime të cilat Kryeministri i kishte marrë gjatë vizitës së tij të fundit në Afganistan.
“Erdha këtu për të nderuar, së bashku me prindërit e familjarët, kapiten Feti Voglin, Dëshmorin më të ri të Kombit shqiptar, i cili ra në fushë betejën më të rrezikshme që ekziston sot në planet, ra për lirinë për vlerat e saj, për paqen dhe sigurinë. I solla familjes ngushëllimet e të gjithë bashkëluftëtarëve të Fetiut, komandantëve të të gjitha niveleve. Por, gjatë vizitës sime së fundi në Uashington, ngushëllime prekëse më shprehu edhe Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton. Në udhëtimin tim në Afganistan unë shkova edhe në Spin Buldok, në Kandahar, i kërkova pilotit që të fluturonte mbi fshatin ku kapiten Feti Vogli kishte rënë. Atje gjeta një njësi ushtarake të shkëlqyer, e cila ka kryer dhe kryen çdo ditë dhe çdo natë operacione nga më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet. Natyrisht, Feti Vogli u qëllua pas shpine, në pabesi të plotë, por kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Si bashkëluftëtarët e tij, ashtu edhe komandantët e të gjitha niveleve, u shprehën me superlativa për kapiten Feti Vogli, rënien e tij heroike në zonën më të rrezikshme që ekziston në planet, zonë që, për sa i përket sigurisë, vendoset në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit’, tha Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)