E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topalli shkeli cdo rregull në emërimin e delegacionit

TIRANE- Partia Socialiste akuzoi kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli se ka shkelur cdo rregull në emërimin e delegacionit për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Deputetja Mimi Kodheli, duke publikuar letrën që PS i ka dërguar grupit socialist në Strasburg deklaroi se Topalli ka dhunuar nenet e kredencialet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. “Sot të gjithë shqiptarët kuptuan edhe një herë se Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga sharlatanë politikë të cilët njësoj si ne kohen e diktaturës, shpikin armiq të brendshëm që sabotojnë punët e Shqipërisë. Mjaft më me gënjeshtra!”, theksoi Kodheli përpara gazetarëve. Sipas deputetes socialiste , në letrën dërguar Këshillit të Evropës, nuk kërkohet asgjë tjetër, vetëm zbatimi i përpiktë të rregullores që sipas PS po shkelet nga Topalli me të dyja këmbët. “Kryetarja e Parlamentit, është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës, duke mos respektuar dhe duke shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë. Ky është një turp që duhet të marrë fund, sepse koston e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë. Letra është në dispozicionin tuaj”, u shpreh Kodheli. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›