E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Letra e PS në KE, vepër e Edi Ramës

TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli akuzon Partisë Socialiste se nëpërmjet letrës së dërguar KE-së për heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentar de facto kërkoi përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm europian.Në një prononcim për median Topalli e quan këtë ngjarje një “atentat të qëllimshëm ndaj imazhit politik të Shqipërisë“ “Në mënyrë të qëllimshme, zyrtarisht, Partia Socialiste mashtron Keshillin e Europës, kur thotë se, citoj, “Kryetarja e Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinalitetin në përbërjen e delegacionit”. Kësaj gënjeshtre nuk po i përgjigjem me fjalet e mia, por me vendimin e Komitetit për Rregulloren, Manadatet dhe Imunitetet në Strasburg. Pas verifikimit, sot ky komitet vendosi se, po citoj, “Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për këtë arsye u vendos unanimisht, siç thuhet në raport, se “kredenecialet e delegacionit të Shqipërisë të ratifikohen”- tha Topalli .KryeParlamentarja tha se nuk kishte dyshuar për asnjë moment që Këshilli i Europës do të merrte këtë vendim për Shqiperinë. Ndërsa denoncoi se ky ishte rasti i tretë kur sipas saj PS tenton të cënojë imazhin e Shqipërisë në PE akuzoi kreun e PS-së Rama si autor të këtij veprimi. “Ata shqiptarë, që më 28 qershor votuan Partinë Socialiste, nuk votuan që shoku Edvin Kristaq Rama, të kërkontë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës dhe as të pengojë liberalizimin e vizave. ...Në cilesinë e Kryetares së Kuvendit, nuk i garantoj dot shqiptaret se të njëjtët shokë dhe shoqe në Partinë Socialiste apo jashte saj, nuk do të bashkohen për t’i bërë Shqiperisë të njëjtin atentat për herë të katërt, të pestë apo të gjashtë. Ajo për të cilën unë garantoj shqiptarët është se besueshmeria e vendit, kredencialet e tij në cdo organizëm, ku ne marrim pjesë, do të ratifkohen gjithnje, po me votë unanime. Si sot.”- deklaroi Topalli.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›