PS akuza qeverisë: Po favorizon pastrimin e parave
TIRANE- Partia Socialiste akuzoi qeverinë se në përpjekje për të mbushur buxhetin e boshatisur të shtetit po rrit taksat mbi buxhetin e vogël. Sipas deputetit Erion Brace me ligjin që pritet të kalojë në kuvend për tatimin mbi të ardhurat, rritet abuzivizmi me buxhetin e vogël i cili tashmë duhet të paguajë më shumë para arkës së shtetit. “I krijon mundësi administratës së kësaj qeverie të taksojë biznesin e vogël vecmas, atë të fahsës me xhiro mujore 2 deri në 5 milionë lekë sërish me 10%. Nëse paratë që i mbeten pas pagimit të taksave, për qeverinë e Sali Berishës nuk i investon por i mban si e ardhur personale. Pra paqartësia e qëllimtë e ligjit lë mundësinë për taksimin për herë të dytë me 10% të tjera të biznesit të vogël. Kjo për ne është e papranueshme.” theksoi Brace. Nga ana tjetër Brace nënvizoi se edhe ai nen i ligjit i cili takson paratë e emigrantëve favorizon pastrimin e parave të cilat sipas tij do të përdoren nga qeveria për të mbushur arkën. “Nga pagimi me 10%, në rastin më të mirë në pengim të investimit të parave të tyre në Shqipëri në rastin më të keq. Qeveria e Sali Berishës po me këtë ligj heq dorë nga lufta ndaj parave të pista, korrupsionit dhe trafiqeve duke hapur një mundësi reale për to, për ti legalizuar, për ti larë, pastruar , tharë, hekurosur e në fund parfumosur, përkundrejt taksës 10% paguar Sali Berishës.” tha Brace. Duke cilësuar si të paranueshëm ligjin që takson 4-5 herë biznesin e vogël, PS i këkron qeverisë të tërheqë projekt/ligjin nga Kuvendi si dhe të ndalë presionin e saj mbi biznesin në vend, sikundër dhe përpjekjet për përfshirjen e politikanëve të korruptuar apo mafian në pastrimin e parave në Shqipëri. (e.n/News24/BalkanWeb)