PS U dhunua Tahiri. Po faktonte manipulimet. PD: Po dëmtohet procesi
Islami: Njerëzit e Nishanit goditën Tahirin se mbante mjete moderne për të kapur manipulim. Do filmojmë cdo manipulim. S’na e pengon ligji. Nishani të largojë njerëzit e armatosur nga QV-të. Reagon PD: Po tentojnë të manipulojnë procesin.
TIRANE- Sekretari për cështjet zgjedhore, Kastriot Islami denoncoi dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj kandidatit për deputet të PS-së, Sajmir Tahiri në zonën e Kombinatit në Tiranë në qendrën e votimit 1862.
Sipas Islamit “shoqëruesi i Bujar Nishanit bashkë me një punojës të SHKB-së me armë kanë ndaluar e goditur Sajmir Tahirin sepse mban mjete moderne për të kapur manipulimin”.
Në një prononcim telefonik për tv. Neës 24 Sajmir Tahiri tha se “personeli shoqërues i ministrit Nishani kanë ushtruar dhunë fizike. Ata ushtruan dhunë mbi mua duke më tërhequr dhe duke më marrë objektet personale”. Vetë kandidati socialist nuk saktësoi objektin personal konkret të cilën i kishin sekuestruar. Ndërsa Majlinda Bregu në një prononcim për median, menjëherë pas denoncimit nga PS të rastit tha se Sajmir Tahirit I ishte sekuestruar një stilolaps me kamera që filmonte votën.
Sipas Islamit, në konferencën për shtyp nga selia rozë, në orën 10.30
“Ligji nuk pengon asnjë mjet modern për të vëzhguar manipulimet e zgjedhjeve” dhe u bëri thirrje Nishanit të distancohet nga këto ngjarje.
“Bujar Nishani urgjentisht të distancohet, dhe të largojë njerëzit e armatosur nga QV-të. Ligji nuk pengon asnjë mjet për të vëzhguar dhe regjistruar manipulimet e zgjedhjeve.”
Islami vazhdoi më tej se socialsitët nuk do të lejojnë asnjë votim me pasaportë falso apo kartë identiteti dhe se do të përdorin të gjitha mjetet për të faktuar dhe evidentuar fakte të tilla.
“Të jenë të sigurtë se janë të vëzhguar me kamera të dukshme, të pakdukshme dhe nga vëzhgues ndërkombtarë. Nuk do të lejojmë asnjë manipulim.
Duhet të tregojmë që procesi është transparent e kundërta do filmohet, faktohet dhe do evidentohet.”
Reagon PD: Tahirit iu sekuestrua shpikja me e fundit për manipulimin e votes
Në një konferencë për shtyp menjëherë pas denoncimit të dhunës ndaj kandidatit për deputet të PS-së, zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike ka përgënjeshtruar pretendimet e Partisë Socialiste . Majlinda Bregu deklaron se Tahirit i janë sekuestruar disa objekte të cilat nuk janë të lejuara brenda qendrave të votimit.
“Sajmir Tahiri është rikthyer me eksperiecat e vjetra të sigurimit të shtetit për të dëmtuar procesin zgjedhor. Stilolapsi që i është marrë Tahirit në Kombinat, përmes të cilit mund të fotografohen votat, bie në kundërshtim me ligjin për materialet e lejuara në qendrën e votimit. Stilolapsi është shpikja më e fundit për të manipuluar procesin” theksoi Bregu.
Sipas Bregut, materialet e teknologjisë së lartë, të bëra të ditura nga Kastriot Islami janë objekte me të cilat mund të bëhën foto, të regjistrohen fragmente dhe të ruajnë të dhënat në një USB, cka bie në kundërshtim të plotë me ligjin.
Bregu theksoi se materialet e sekuestruara do ti dërgohen KQZ-së për të marrë një vendim.
“Cdo parti mund të monitorojë procesin Brenda normave të lejuara” u shpreh Bregu.
Bregu nënvizoi se prcesi zgjedhor është dukë ecur me ritme normale, duke mos përjashtuar problematika të vogla në disa qendra.