E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, mot i vranët me reshje shiu. Ulen temperaturat

 

TIRANË -Sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me reshje të dobta shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga vlerat normale të presionit atmosferik, me tendence zbritjeje. Qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat vijnë të lagëta dhe më të fresketa. Moti do të jetë me vranësira mesatare e të dendura. Do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët, deri në mesatar.
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje - Jugperëndim me shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 6 ballë. Temperaturat më të ulta në zonat malore, të ulta dhe ato bregdetare do të variojnë nga 6 në 13 gradë, ndërsa më të larta nga 15 në 22 gradë celcius.

Edhe ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga vlera të ulëta të presionit atmosferik, me qendër në Europën Veriperëndimore. Qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat vijnë të lagëta dhe të freskëta. Moti do të jetë me vranësira mesatare e të dendura. Do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në mesditë e pasdite.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›