E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja “Remzi Hoxha”, dëshmojnë 4 persona

Katër persona kanë dëshmuar sot në gjyqin e radhës për cështjen “Remzi Hoxha”. Ndërkohë, gjykata nuk pranoi dëshminë e Ali Kumbaros, për shkak se është i afërm i Ilir Kumbaros. 

TIRANE- Kanë dëshmuar sot katër persona në gjyqin e rradhës për dosjen “Remzi Hoxha”.
Gjykata nuk pranoi dëshminë e Ali Kumbaros, një i afërm i Ilir Kumbaros, pasi nuk lejohet dëshmia në gjyq për persona me të cilët ka lidhje farefisnore.
Dy ish roje të bazës së SHIK-ut, Mehill Pjetri dhe Llesh Cali thanë se shpesh kishin parë punonjës të SHIK-ut që vinin dhe largoheshin shpesh nga baza, por që sipas tyre nuk kishin njohur ndonjëherë Remzi Hoxhën.
Ndërkohë nënoficeri roje i SHIK-ut të Tiranës, në vitet 1993-2006, Hysen Fino pranoi përpara trupit gjykes se e kishin vënë në dijeni që një i ri ishte hedhur nga kati i tretë i godinës së SHIK-ut.
Ndërkohë Fino pranoi gjithashtu se ishte takuar me Ilir Kumbaron dhe kishte dëgjuar prej tij se do të largohej nga Shqipëria.
Remzi Hoxha, biznesmeni shqiptaro-maqedonas rezulton i zhdukur prej afro 16 vjetësh, pasi u rrëmbye dhe u torturua nga ish punonjës të SHik-ut në vitin 1995.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›