E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Vasili te pergjigjet per barnat dhe firmen qe furnizon spitalet

TIRAN- Partia Socialiste i ka kerkuar ministrit te Shendetesise Petrit Vasili te jape pergjigje per listen e barnave spitalore dhe per kompanine qe favorizohet ne furnizimin e QSUT-se me ilace te cilat nuk jane pjese e listes se rumbursuehsme.

Gjate nje komunikimi per mediat deputeti Eduard Shalsi ka theksuar se jane shume shqetesuese mungesa e transparences per Listen e ilaceve spitalore dhe fitimi I jashtezakonshem i nje kompanie farmaceutike.

Qendra Spitalore Universitare Tirana dhe disa spitale te tjera u urdheruan te blinin ne menyre te drejtperdrejt ilacet e nje kompanie ilace te cilat nuk u futen ne listen e rimbursimit. Cila eshte kjo kompani fare e ben te vecante- tha Shalsi duke i kerkuar ministrit Vasili te pergjigjet nese ka dijeni per kete kompani qe ka fituar nje numer te jashtezakonshem tenderash ne QSUT dhe ne te gjithe rrjetin spitalor Sipas tij Vasili duhet te sqaroje edhe cfare lidhje ka midis pergjegjesit te ri te farmacise spitalore ne QSUT dhe kesaj firme.

Shalsi ka shtuar me tej se ministri duhet ta kishte bere me kohe publike listen e barnave spitalore nderkohe qe e mban te fshehur.

Ishte nje liste e cila u desh muaj te pergatitej. Por ende nuk kemi kuptuar se perse mori kaq kohe per tu hartuar Ende nuk eshte dhene nje arsye se cilat jane kriteret qe u perdoren per te hartuar listen e barnave spitalore- tha ai.



Transparence International Albania ne nje raport te fundit per shendetesine ne vendin tone mberrin ne konkluzionin se gjendja eshte me keq se ne komunizem.

Ne spital mungon informacioni dhe transparenca dhe vlereson situaten ne sistemin shendetesor me keq se ne komunizem- konstaton TIA duke dhene alarmin edhe per djegien e mbetjeve spitalore ne afersi te spitalit.

Nje gje e tille sipas raportit ve ne rrezik shendetin e njerezve. Nderkaq problematike vleresohet edhe mungesa e reformave te mirefillta. Sipas TIA qytetaret nuk kane informacione per sherbimet qe duhet te perfitojne dhe as per parate qe duhet te paguajne duke shkaktuar keshtu kaos dhe me tej edhe korrupsion mes bluzave te bardha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›