PS: Vendimi i Asamblesë, mësim demokracie

Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar gjatë mbledhjes së parë të sesionit parlamentar dimëror. Sekretarja e PS-së Arta Dade ka theksuar në një konferencë për shtyp se Asambleja Parlamentare ka dhënë leksion demokracie.
Sipas saj ajo që ndodhi sot në Strasburg tregoi edhe njëherë se kriza politike nuk mund të zgjidhet me këtë strategj. Ajo shtoi gjithashtu se kryeparlamentarja Topalli po bën politika diversioni ndaj opozitës duke theksuar edhe një herë se opozita do të vazhdojë me protestat për rivendosjen e demokracisë.